Kampionati i NBA, ja fituesit

0
183

nbeSan Antonio Spurs tashmë nuk di të ndalet. Skuadra teksane mposhti Cleveland Cavaliers 99-94 duke regjistruar fitoren e 10 radhazi për të përforcuar akoma më shumë vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Ishte Toni Parker me 24 pikë dhe Leonard me 20 ata që morën përsipër të udhëhiqnin skuadrën e Gregg Popovich drejt suksesit të 35 sezonal dhe i 32 në parketin e tyre në AT&T center.

Për Cleveland Cavaliers, 22 pikët e LeBron James nuk mjaftuan për të ndërprerë serinë e fitoreve të Spurs. Gjithsesi, Cavaliers vazhdon të jetë në krye të klasifikimit në Konferencën e Lindjes me 27 fitore dhe 10 humbje.

Golden State rigjen shumë shpejt fitoren. Skuadra kampione në fuqi e NBA mposhti Los Angeles Lakers në Oracle Arena 116-98. Ishte një fitore shumë e lehtë kjo e “Uorriors” ndaj kalifornianëve, ku ai që shkëlqeu si zakonisht ishte Stephen Kerry me 26 pikë, ndërkohë që Kobe Bryant, të cilit iu bë një pritje e ngrohtë në sfidën e tij të fundit në këtë parket, e mbylli sfidën me vetëm 8 pikë.

Fitore shënoi edhe Chicago Bulls që mposhti Filadelfian në Wells Fargo Center 115-111. Për skuadrën nga Ilinois kjo sfidë me 76-ers nuk ishte aspak e lehtë dhe suksesin e gjeti vetëm pas kohës shtesë.

Jimmy Butler ishte protagonisti i “Bulls”, që e mbulli këtyë ndeshje me 53 pikë të shënuara, duke vendosur edhe një rekord personal, ndërkohë që rrëmbeu edhe 10 topa në tabelë si dhe dha 7 assist. Jimmi Butler bëhet i 3 basketbollist në historinë e Chicago Bulls që e kalon kuotën e 50 pikëve të shënuara në një ndeshjeje.

Në sfidat e tjera të NBA, Toronto mundi Orlandon 106-103, Detroit humbi ndaj Memphis 101-103, ndërsa Sacramento fitoi me Utah Jazz 103-101.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency