Kanditaturat për çmimet Oscar shënojnë fillimin e garës për vlerësimet më prestigjioze të Hollivudit. Këtë vit, filmat të bëjnë të mendosh, mes aktorëve bien në sy talente të reja dhe konkurrenca është e fortë. Sigurisht që gjithkush mezi pret të shohë shkëlqimin dhe luksin e garës së çmimeve Oscar, por nuk duhet harruar se sa punë, aftësi krijuese dhe kurajo është dashur për të emocionuar dhe magjepsur audiencat në gjithë botën.
Akademia e Arteve dhe Shkencave, preferon filma me cilësi të lartë, të shtrenjtë që kanë në qendër personazhe realistë. “The Revenant” i regjisorit fitues të çmimit Oscar Alejandro Inarritu mbështetet pjesërisht në ngjarje reale. Filmi ka në qendër marrëdhëniet familjare dhe forcën e shpirtit njerëzor në kufijtë e Amerikës. Por filmi ka konkurrencë të fortë. “Spotlight” është një film i vështirë për t’u parë dhe i thellë, me një dialog të mrekullueshëm dhe aktorë të shkëlyqer, nën drejtimin e regjisorit të talentuar Tom Mçarthy dhe me skenar të Josh Singerit. Filmi rrëfen pak nga pak dhe në mënyrë metodike se si një ekip gazetarësh të gazetës “Boston Globe” zbuloi skandalin masiv të abuzimit me fëmijët në Arkdioqezën Katolike të Bostonit dhe më tej. Ashtu si filmi “All the President’s Men”, “Të gjithë njerëzit e Presidentit” në vitin 1976, “Spotlight” e vë theksin tek forca e shtypit të lire për të ekspozuar korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit. Në filimin “The Danish Girl”,”Vajza daneze”, regjisori Tom Hooper e kthen kameran tek beteja e piktorit Einer Ëegener, një pionier i lëvizjes transgjinore, ndërsa ai shndërrohet në femër dhe bëhet Lily Elbe në vitet 1920 në Kopenhagë. Filmi hedh dritë mbi çështje si gjinia dhe seksualiteti. Pasi fitoi Oscarin në rolin e shkencëtarit paraplegjik Stephen Haëking vitin e kaluar. Eddie Redmayne shndërrohet në një Lily të brishtë port ë guximshme. Interpretimi I tij magjepsës mund ta bëjë atë fitues të dytin vit me radhë për çmimet Oscar. Por Redmayne ka konkurrencë të fortë nga Leonardo Di Caprio që interpreton Hugh Glass tek filmi “The Revenant ” dhe Michael Fassbender që interpreton Steve Jobs në filmin me të njëjtin titull të regjisorit Danny Boyle. Zgjedhja do të jetë e vështirë, por jo aq sa në kategorinë e aktores më të mirë protagoniste. Cate Blanchett është një nga konkurrentet e preferuara, në rolin e Carol, një gruaje shtëpiake lesbike në klasat e larta të shoqërisë, në dramën romantike “Carol” të regjisorit Todd Haynes për një histori dashurie mes dy grave në vitet 1950 në Nju Jork. Por nga ana tjetër ky mund të jetë viti i Brie Larsonit , për rolin e saj në filmin “Room”. Larson interpreton një grua të re, të rrëmbyer që mbahet peng në një dhomë pa dritare por që ia kushton jetën djalit të saj, një produkt i përdhunimit nga rrëmbyesi i saj. Interpretimi i fuqishëm i Larsonit del në pah edhe më shumë nga kombinimi I fuqishëm me aktorin e vogël, Jacob Tremblay që interpreton të birin e saj pesëvjeçar, Jack. Nuk mund të mos përmendim komedinë e zgjuar dhe të zezë, “The Big Short” dhe trupën e yjeve aktorë që trajton krizën në tregun e shitblerjes së shtëpive në vitin 2000 dhe filmin epik për post-apokalipsin “Mad Max: Fury Road” nga regjisori veteran George Miller. Dhe kështu fillon gara për çmimet Oscar!