Pjesa më e madhe lojtarëve kuqezinj kanë lindur jashtë kufijëve zyrtarë të Republikës së Shqipërisë. Në këtë statsitikë përfaqësuesja renditet pas asaj të Algjerisë. Kjo e dhënë është përfshirë edhe në raportin e Qendrës Ndërkombëtare e Studimeve për Sportin pranë Univesitetit të Noishatelit, në Zvicër. Thuajse 64% e lojtarëve të Shqipërisë kanë lindur jashtë kufijëve zyrtarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë lindur në Zvicër dhe Kosovë. Përfaqësuesja kuqezi ka një ekip realitivisht të ri, pasi është e 15 mes 50 ekipeve të para në klasifimin e FIFA-s. Mosha mesatare e 30 futbollistëve të aktivizuar vitin e kaluar është 26,4 vjeç. De Biasi i beson shumë edhe lojtarëve nën moshën 22 vjeç, disa prej tyre janë titullarë. Ata kanë luajtur në 13,2% të minutave në takimet e Shqipërisë. Rei Manaj është mes më të rinjve që u aktivizuan vjet. Ai nuk i kishte mbushur të 19 kur debutoi. 33% e kuqezinjve janë pjesë e ligave më të forta në Europë, një e dhënë e ulët krahasuar me ekipet e tjerë.