Kosovë, Gjykata lë të lire Kurtin dhe Haxhiun

0
161

kurtiGjykata e Apelit e Kosovës, të premten ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, dhe të njëjtit të lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Kështu kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra me 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 6 janar të këtij viti.
Sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit, pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës