Ndeshja e kthimit e Kupës së Mbretit mes Espanyol dhe Barcelona është shoqëruar nga të tjera zhvillime në shkallët e stadiumit dhe në dhomat e zhveshjeve. Pjesë e tensioneve në sfidën e mbrëmshme ka qenë edhe Gerard Pique, i cili mbrëmë, në stadiumin e Espanyolit, ishte protagonisti kryesor i shigjetuar nga tifozët. Ata kanë hapur një baner ofendues drejtuar Piques, që ka të bëjë me gruan e tij. “Shakira është e të gjithëve”, – shkruhej në të.