Berat Gjimshiti pritet të jetë futbollisti më i ri shqiptar që do të zbarkojë në Seria A.
Mbrojtësi fantastik i Kombëtares ka arritur një marrëveshje me skuadrën e njohur Atalanta, ndërsa së shpejtë pritet zyrtarizimi i tij.
Atalanta ka arritur në parim marrëveshjen me mbrojtësin kuqezi, por pritet të paguajë edhe një shumë prej 500 mijë eurosh për kartonin e futbollistit edhe pse ky i fundit është në fund të kontratës.
Kontrata e re me bergamaskët pritet të jetë tri vjeçare dhe gjasat janë që të zyrtarizohet sot, kur dhe Gjimshiti do të kryejë vizitat mjekësore.
Pas një periudhe të errët në Zvicër gjatë muajve të fundit, tashmë mbrojtësi rigjen veten në një prej kampionateve më prestigjiozë në Evropë.