Berlin/ Panariti në Forumin Botëror të Bujqësisë, kërkon mbështetje nga homologët

0
197

panaritiMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti është takuar këtë të diel me homologun e tij gjerman Christian Schmidt, si dhe me Komisionerin e Lartë Europian te Bujqësisë, Phil Hogan, ndërsa ndodhet në Berlin në kuadrin e Forumit Botëror të Bujqësisë.
Ministri Panariti i informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe progresin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e procesit të integrimit të sektorit në BE.

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se ministri Panariti kërkoi mbështetje në rritje për bujqësinë. Gjithashtu, ai informoi të dy personalitetet për zhvillimet e bujqësisë dhe progresin e kryer në drejtim të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kapitujt 11 dhe 12, si pjesë e procesit të integrimit të sektorit në BE.

Bëhet e ditur se ministri Panariti ka ngritur edhe shqetësimin e bllokimit herë pas here të eksporteve bujqësore nga vendet fqinj dhe kërkoi ndihmën e BE dhe vendeve të rajonit për zgjidhjen e kësaj situate.

Mësohet se ministri i Bujqësisë së Gjermanisë, Christian Schmidt, njoftoi ministrin Panariti për një vizitë të tij të afërt në Shqipëri.