Një furgon me 5 persona ka dalë nga rruga në aksin Pukë-Shkodër duke përfunduar disa metra në humnerë. Nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm të plagosur të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Pukes për të marrë ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit janë ngricat në rrugë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë gjithë natës. Sipas informacioneve, furgoni me pasagjerët qarkullonte pa zinxhirë.