U shpërngulën nga Bregu i Lumit, bashkia u siguron strehë 11 familjeve në një repart ushtarak në Tufinë

0
160

 

veBashkia e Tiranës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, 11 familjeve të shpërngulura nga Bregu i Lumit për shkak të përmbytjeve, u janë krijuar kushtet e nevojshme për përballimin e motit të ftohtë, që ka mbërritur tashmë në të gjithë Shqipërinë.Të vendosura në një repart ushtarak në Tufinë, 45 anëtarëve të këtyre familjeve, Bashkia njofton se u ka krijuar kushtet për izolimin e repartit, sjelljen e një bolieri depozite për t’i furnizuar me ujë të pijshëm dhe tualete lëvizëse.Bashkia – vijon njoftimi, – ka marrë masa edhe për të ofruar ngrohje, duke iu dhuruar atyre soba druri. Bashkia e Tiranës garanton se, do të jetë pranë kategorive në nevojë për të përballuar këtë situatë të ftohti dhe për shmangien e tragjedive njerëzore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency