Vuçiç : Serbia do shkojë në zgjedhje të parakohshme

0
169

vvvSerbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në një mbledhje partiake ka thënë se ka marrë vendim për zgjedhje, pasi duhet konfirmuar politika e shtetit. Pas presionit nga Shtetet Perëndimore, për njohjen e Kosovës, por edhe zgjidhjes mes Rusisë dhe Bashkimit Europian, Vuçiç kërkon një mandate për të kryer reformat e nisura.

“Serbisë i duhet një mandate katër vjeçar në mënyrë që proceset integruese e demokratike të mos kenë më kthim, pasi pas këtyre katër viteve nuk do të ketë kthim në të kaluarën. Serbisë i duhet një mandat i plotë para vendimeve të vështira dhe t’i bashkohet Bashkimit Europian si një partner i fuqishëm”, tha Vuçiç.

Serbia është përballur edhe me kërkesa për ndryshime kushtetuese kur mund të pasoj heqja e Kosovës nga preambula kushtetuese, por edhe një orientim më i qartë drejt Bashkimit Europian.

Vuçiç vendos për zgjedhje në momentet kur opozita serbe mezi vërehet, por edhe në një kohë kur po përballet me kritika për kontroll të fortë ndaj mediave.