Vlorë/ 3 persona të armatosur grabisin supermarketin, kërkohen autorët

0
232

vlorePolicia e Vlorës ka njoftuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të vjedhin rreth 500 mijë lekë të vjetra në një supermarket pranë Urës së Mifolit.
“Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Mifolit, ku në një supermarket në pronësi të shtetasit I.N., janë futur 3 persona të të maskuar, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri të llojit “pistoletë” dhe të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mundur të marrin xhiron ditore të këtij supermarketi, rreth 500 mijë lekë të vjetra dhe janë larguar menjëherë”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Ngjarja, që ka ndodhur pasditën e së hënës ka vënë në lëvizje Policinë e Vlorës.

Menjëherë pasi kanë marrë informacionin e nevojshëm, ata kanë ngritur pika kontrolloi në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës dhe në autostradë në përpjekje për të kapur autorët.