Takimi me sipërmarrësit/ Gjiknuri: Qeveria do të marrë në konsideratë kërkesat e industrisë minerale

0
107

 

gjiknuriSejrie Baleta

 

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zhvilloi dje  një takim me

përfaqësues të kompanive që veprojnë në industrinë minerare. Ministri njoftoi hapjen e

një procesi dialogu, përfshirë edhe Ministrinë e Financave, që synon të adresojë disa prej

problematikave të ngritura nga sipërmarrësit.  “Qëllimi i ministrisë është që të hapë një diskutim me ju, pasi ne duam të ndërmarrim disa iniciativa që t’iu vijmë në ndihmë, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave. Ministri Cani ka qenë edhe në Bulqizë, ka pasur diskutime me subjektet minerare, në mënyrë që të  bëjmë çka është e mundur si qeveri, pa dëmtuar edhe interesat e shtetit. Gjithmonë ka pasur një tendencë që të shikojmë edhe pjesën e të ardhurave për publikun, pra të  ardhurat fiskale, të ardhurat për shtetin, por njëkohësisht ne nuk duam që kjo të vërë në  diskutim në vetvete industrinë minerare. Në fund të fundit, pa prodhim minerar nuk do të ketë edhe të ardhura”, u shpreh Ministri Gjiknuri.  Sipas tij, qëllimi dhe roli i ministrisë është që të nxisë industrinë minerare, brenda  standardeve që përcakton ligji, standarde që respektojnë jetën e punëtorëve dhe mjedisin. Gjatë takimit, operatorët e prodhimit dhe përpunimit të mineraleve paraqitën disa kërkesa për institucionet shtetërore me synim adresimin e problematikave me të cilat ndeshen. Sipas tyre, renta është problem kryesor që ka ndikuar negativisht në çmimin e shitjes.  Sipërmarrësit pretendojnë se në ligjin minerar deri në vitin 2007 niveli i rentës ishte 2%  dhe pas kësaj periudhe ajo është ndryshuar, sipas mineraleve të ndryshme nga 6% deri 10%. Ndër çështje të tjera që ata ngritën është ndryshimi i referencave doganore për mineralin e kromit, lagështira e mineralit, vlera e transportit dhe problemet e llogaritjes së rentës. Përfaqësuesit e kompanive kërkuan ndërhyrje edhe për çështjen e servitutit duke pretenduar se zbatimi i të drejtës së shfrytëzimit, bashkë me nevojën për leje territori nga

pushteti vendor janë ende larg zbatimit në kohë. Sipërmarrësit u ndalën edhe tek çështja e

garancive të investimit dhe të mjedisit.  Në kushtet e dëborës dhe vështirësive edhe puna bie. Në përgjigjë të këtyre kërkesavë ministi Gjiknuri u shpreh: le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të rregulluar disa aspekte që patjetër do t’iu vijnë në ndihmë si industri minerare. Unë në njëfarë mënyre e ndjej veten si përfaqësues i mbrojtjes së interesave të industrisë, kuptohet në harmoni edhe me interesat e tjera të shtetit, se nuk është e thjeshtë të thuash që do ndihmoj këtë industri dhe do harroj interesat publike. E rëndësishme është të gjejmë një ekuilibër ku dhe industrisë ti japim mundësi, bazuar në logjikë racionale, por edhe krahasuar me politikat që nxjerrin vendet e tjera në këto situatakrizash. Por, nga ana tjetër, edhe shteti të mos dëmtohet nga parametrat financiar-fiskal që i ka vënë vetes dhe që kemi detyrime karshi institucioneve ndërkombëtare. Biseda do të jetë e hapur mes nesh. Qëllimi është që ne të dalim me disa konkluzione, medisa rekomandime konkrete për masat që mund të merren tani, për të kaluar pastaj tek aktet më të rëndësishme, siç janë ligjet që duan një kohë më të gjatë. Këto janë çështje që zgjidhen nga pikëpamja administrative me vendime qeverie, udhëzime, urdhëresa ministri, të cilat shkojnë për të ndihmuar rritjen e prodhimit dhe për të ulur kostot për kompanitë që po kalojnë momente të vështira“.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency