Intervista e ish-kryeministrit/ Berisha: Rama do të marrë LSI-në,Meta më shumë reflekse se ai. S’kam ambicie për President

0
156

berisha ke eni vasili“Basha ka mohuar darkën dhe takimin me Ramën, koalicioni i dy partive të mëdha do ishte fatkeqësi. Rama do të fusë në burg aleatin e tij”

Ish-Kryeministri: Vlerësoj qëndrimin dhe kërkesën e Metës për konsensus për drejtësinë. Nuk hyn tek përgjegjësit kryesore për zullumet e qeverisë, ai i bën Ramës fresk me vota

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, komentoi se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi, qëndrimin e opozitës dhe konfliktin brenda mazhorancës. Ai tha se kryeministri Rama synon të fusë në burg, aleatin e tij Meta me anë të kësaj reforme. Berisha komentoi edhe vitin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës dhe opozitarizmit të Bashës.

 

Nuk ju dëgjoj të thoni apo të flisni për binomin Rama-Meta por Rama-Kokëdhima, Pse?

Asnjë sentimet për Ilir Metën, është sentimeti im për të vërtetën. Në rastin e Koços prevalon çdo mendim i Koços në raport me të tjerët. Flasim zyrtarisht për dy kryeministra atë të Jugut dhe gjithë vendit. Fuqia mafioze e Koçës është e jashtëzakonshme. Rama ka problemet e veta psikike, i është induktuar në të gjithë qënien. Kurbani, heroi i Ramës është Koço Kokëdhima.

Po ku është problemi?

Meta është vetëm për ti bërë fresk moj zonjë. Bën fresk me vota.

Po e keni pasur edhe ju në koalicion?

Shko e pyete cili ka qenë roli i tij dhe ministrave të tij. Ky e futi Metën në kafaz që në fillim. Unë ia thashë, ai u tërbua. I tha të fus brenda. Si i thua partnerit qeverisës të fus brenda.

Ju thoni që nuk ka aleancë të vërtetë mes Ramës dhe Metës?

Unë ju them që ka rrezik. As në ato vende ku vërtet një pjesë e popullatës janë akoma në stadin e fiseve. Po si mund të ketë aleancë. Çdo aferë që i del Metës, i del nga Edi Rama.

Nuk e kemi të vërtetuar këtë…

Po marr DIA-n, kush e nxori në Vjenë, opozita i kishte të dhënat e Vjenës, jo absolutisht.  Marrim rastin e fundit, del një regjistrim i vitit 2008. I bërë nga Ina Rama, ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani asnjë prokuror tjetër.  E regjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës.  Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës.

Ju e nxini në përgjithësi punën e qeverisë. Ju përmendi binomin Rama-Kokëdhima dhe jo Rama –Meta. Duket sikur e shfajësoni Metën

Si mund ta bëj përgjegjës unë kur atë se pyet kush. Aty pyetet vetëm Kokëdhima. LSI në këtë koalicion ka detyrë të bëjë freskun e votave. Se pa freskun e votave nuk rri dot në qeveri ai. Gjersa rri dhe i bën fresk ka përgjegjësi.

A po flirtoni me Ilir Metën, sepse ka kohë që flitet për flirt mes PD dhe LSI?

As edhe një flirt, përveç realizmit. Për koncesionet e bëj përgjegjës Metën se mban aleancën, por përgjegjësi direkte kanë Rama dhe Kokëdhima.

Tone të ulëta të Metës për Berishën, tone të ulëta të Berishës për Metën. Për reformën në drejtësi jeni në një llogore…

Nuk ekziston asnjë aleancë. Unë vlerësoj qëndrimin e tij, kërkesën e tij për konsensus për Kushtetutën e re që po bëhet. Po ndryshohen 70 nene të Kushtetutës. Lulzim Basha dhe PD, unë kemi kërkuar që në fillim konsensus. Nuk u angazhua PD në një draft të vetin. Kurse Edi Rama e bazoi në blerje votash, në mënyrën më të pistë që mund të ekzistojë.

Votat janë përfolur se janë blerë me pazare edhe në kohën tuaj…

Pse Ilir Meta kërkon konsensus? Këtu ai për mua tregon përgjegjësi politike. A nuk bëri ky njeri grevë urie në kohën e konsensusit më të gjerë, por ky u përjashtua.

Pse i intereson zotit Rama kjo? Atij i duhen votat e Metës?

Edi Rama s’mund të marrë kurrë PD, do marrë me çdo kusht LSI. E ka kuptuar se me Ilir Metën që në momentin që ti shkrepë në mendje Metës ai është një hiç, jo kryeministër po ka rrezik të humbasë dhe partinë. Kjo është betejë për jetë a vdekje e Ramës për tu bërë lideri i së majtës.

Si do ta realizojë?

Ai është njeri i detajeve, i pamëshirë në detaje. Edi Rama nga njëra anë përdor reformën, regjistrimet, gjithçka. Nuk di ç’të bëjë më parë për ti marrë një njeriu partinë.

A është kaq e thjeshtë?

Pa e eleminuar nuk ia merr dot. Ky zotëria reflekset politike i ka 5 herë më të zhvilluara se Rama. Shiko, Rama shkoi në Neë York mendova se do kthehej ose me përmbysje të qeverisë ose me zgjedhje të parakohshme. Të dyja ia mori Meta

Si ia mori?

Ia mori, i tha për ndryshimet në qeveri, në kohën që Rama tha jo. Meta bëri ndryshimin.

Ju thatë se Rama synon LSI?

Aty e ka ai. Pa marrë LSI nuk ka të ardhur politike, mbetet një kryeministër aksidental.

Është përfolur gjatë për një koalicion PD-PS, për një takim të Bashës me Ramën në Vjenë…

Në mënyrë absolute Basha mohoi darkën dhe takimet me Ramën. Në bindjen time më të madhe koalicioni i dy partive më të mëdha do ishte fatkeqësi për shqiptarët. Do ta këshilloja vetëm në inekstremis kur vendi është në një bllokim të plotë. Nuk më ka lënë kurrë ta kuptoj Basha një gjë të tillë.

Ju do pranonit një koalicion me Ilir Metën nëse ai do tua propozonte?

Absolutisht janë trillime të mirëfillta të papagajve të Edi Ramës. Koalicionet nuk jam unë që i përcaktoj. Ajo është pyetje e udhëheqjes së partisë. Unë nuk jam më udhëheqës i PD-së. Ky është një vendim që merret pasi shqyrtohet në të gjitha aspektet nga udhëheqja aktuale e PD-së. Unë jam për një fitore të plotë totale të PD-së. Por se çfarë do bëjë PD pas zgjedhjeve atë nuk e përcaktoj unë.

Do pranonit të ishit president me Ilir Metën kryeministër?

Unë jam ndarë nga funksionet politike. Unë mendoj se vendi ka një president të shkëlqyer me dinjitet dhe integritet të lartë. Edhe mund ti përsëritet mandati atij. Unë nuk kam ambicie për asnjë post. Pasioni im është përqëndruar në parlament. E kam synim që të jem sërish në listën e deputetëve në parlamentin e ardhshëm. Parlamenti është pasioni im.

A do ta votonit Metën për president?

Unë do të votoja Bujar Nishanin për president.