Një shpërthim i fuqishëm i një autobombe ndodhi pranë Ambasadës ruse në perëndim të Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit. Ministria e Brendshme afgane tha se dyshohet për disa viktima. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit, por sipas Euronews”, të dyshuarit kryesor për akte të tilla janë talebanët.