Norvegji/ Autoritetet debojnë 60 emigrantë sirianë

0
173

azilekerkues-norvegji-768x432Autoritetet norvegjeze dëbuan në Rusi 60 emigrantët e parë sirianë, të cilët kishin mbërritur në Norvegji, vjeshtën e vitit të kaluar. Sipas vendimit të qeverisë së Oslos, që u mor Nëntorin e vitit të kaluar, janë 5500 azilkërkues që do të kthehen mbrapsht në Rusi.

Vendimi u kritikua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse bie ndesh me Konventat për Refugjatët.

Megjithëse Norvegjia nuk është vend anëtarë i BE -së, bën pjesë në zonën Shengen. Në pritje të procedurave të dëbimit, azilkërkuesit qëndruan në kampin e Kirkenes -it, duke përballuar temperaturat e ulëta që arrinin deri në minus 30 gradë.

Shumë prej refugjatëve sirianë janë shprehur të habitur dhe të dëshpëruar: “Nuk kemi më para, nuk flasim rusisht dhe sapo të kalojnë kufirin, askush nuk do të na ndihmojë”.

Refugjatët që u dërguan në Rusi, ndërmorrën të ashtuquajturën “Rrugën e Artikut”, duke kaluar kufirin mes Rusisë dhe Norvegjisë me biçikleta.

Prej fillimit të vitit 2015, të paktën 29 mijë emigrantë kanë kërkuar azil në Norvegji.