Mitrovicë/ Gjykata dënon Ivanoviç me 9 vjet burg për krime lufte në Kosovë

0
255

 

oliver-ivanovic-1-655x356Mediat kosovare raportojnë se Gjykata Themelorë në Veri të Mitrovicës e ka dënuar Oliver Ivanovicin me 9 vjet burg për pikën e parë të aktakuzës.

Ivanovic akuzohet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatëv viteve 1999-2000

Ivanovic ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.

I akuzuari për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999-2000 është shpallur fajtor për aktet kriminale të përfshira në aktakuzën e EULEX-it.