Andrea Pirlo thotë se Paul Pogba është futbollisti i ri më i mirë që ka parë në botën e futbollit. Mesfushori francez dhe mjeshtri italian kanë luajtur bashkë të Juventusi dhe tashmë lojtari i Neë York City FC ka vetëm fjalë të mira për të. “Lojtari i ri më i mirë që kam parë? Pogba, padyshim, ai është i riu më i fortë që kam parë. Që nga seanca e parë stërvitore e kuptova: ‘Ky djalë është i mirë’”. “Ai ishte i hollë, por këmbët e tij arrijnë gjithkund. Tani është i madh dhe i fuqishëm dhe po ashtu është bërë më i fortë”, ka deklaruar Pirlo. Pogba po kërkohet nga klubet e pasura evropiane dhe gjasat janë të mëdha që Juve ta shesë në verën e ardhshme.
21
Jan
Jan
Pirlo: Pogba është talenti më i fortë
-
- January 21, 2016
- 0
- 1 min read