Amendamenti i PD-së/ Bogdani : 82 mijë familje do të përfitojnë nga rimbursimi i energjisë

0
141

 

ggPartia Demokratike ka depozituar pak javë në parë në Kuvend një amendament, i cili u vjen në ndihmë  rreth 82 mijë familje në nevojë. Këta familje  mund të përfitojnë rimbursimin e nevojave për energji elektrike.  Amendamenti i propozuar nga deputeti Gert Bogdani rekomandon përcaktimin e një mase të caktuar kilovatësh energjie elektrike, e cila do t’i jepet falas të gjitha familjeve apo individëve që klasifikohen si familje apo individë në nevojë dhe që përmbushin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Sasia e menduar për t’ua dhënë falas familjeve në nevojë është ndarë në dy fasha, bazuar mbi një studim të kryer:  “Në fashën e Dimrit dhe në fashën e Verës”. Në fashën e Dimrit, e cila do të aplikohet në muajt Nëntor­-Prill, është llogaritur që sasia e energjisë së falur të jetë 5 kilovatorë në ditë për ndriçim, gatim e ngrohje. Në fashën e Verës, e cila do të aplikohet në muajt Maj­-Tetor, nuk është llogaritur ngrohja si komponent, por vetëm dy komponentët e parë, ndriçimi dhe gatimi ndaj sasia e propozuar për t’u dhënë falas është 3 kilovatorë në ditë. Vlera e llogaritur e faturës vjetore të ndihmës në energji elektrike, për një familje, me çmimin 9.5 lek/kilovatorë, është 13,680 lekë. Vlera totale e faturës vjetore, që OSHEE do të zbresë nga të ardhurat, vlerësohet në rreth 1.12 miliardë lekë ose rreth 9 milionë dollarë në vit. Në relacion theksohet fakti se për OSHEE kjo nuk është vlera e kostos, por janë zbritje nga të ardhurat, pasi vlerësimi po bëhet me çmimin e shitjes së energjisë, i cili përfshin edhe fitimin e kompanisë brenda. Kjo nënkupton se kostoja që do të përballojë kompania do të jetë më e ulët. Ky propozim ka marrë shkas nga ngjarjet e fundit me përfundime tragjike që janë raportuar në media ku një prind vrau veten për shkak të pamundësisë për të siguruar nevojat bazë të familjes me energji elektrike, apo një tjetër e moshuar e cila pati dëmtime të pakthyeshme të shendetit si pasojë e të ftohtit dhe mungesës së energjisë elektrike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency