Basha: S’ka gjethe fiku e prokuror mercenar, që mbulon mekatet-krime të Tahirit.

0
202

basha_5_0Kryetari i opozites Lulzim Basha ka vijuar vazhden e akuzave  ndaj qeverise e konkretisht ne adrese te ministrit Tahiri.

Ja deklarata e tij e plote ne facebook

Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykates nen presion qe mbulon mekatet-krime te Tahirit. Cdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e droges ne aksin Fier-Vlore, nje implikim skandaloz ne narkotrafik qe ne fund u detyrua ta pranoje dhe vete ministri i Rames ne Top Story. Ky eshte vetem nje episod i serialit te gjate e te pandalshem te paktit Tahiri-krimi, ku nje nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave permes zjarrvenies ne laboratorin e policise. Ajo qe valevit pa turp sot si certifikate integriteti, eshte vecse deshmi se ku eshte katandisur vendi me kete qeveri mafioze qe sundon me krimin, dhe qe ka sherbetoret e vet ne drejtesi, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar e te perulur para baroneve e kumbareve ne qeveri nga njera ane, e gjakpires te qytetareve nga ana tjeter. Ky soj mercenaresh ne drejtesi eshte drejtesia e kapur qe kerkon Edi Rama.