Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg pa afat agjentin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, i dyshuar për korrupsion pasiv nga Prokuroria.
Agjenti i SHISH dyshohet se ka i dhënë informacion një personi të arrestuar në Fier në telefonin e të cilit u gjetën edhe disa materiale parandaluese që po i ndiqte shërbimi sekret kundër një grupi që merret me trafik droge.
Prokuroria dyshon se Bushi i jepte infomacione Ilir Memushajt, i arrestuar më herët si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur në Fier, ku u vra shtetasi Denis Kasa e u plagosën dy të tjerë.
Burimet e Top Channel pohuan se në telefonin e Memushajt është gjetur një informacion në lidhje me përgjimet parandaluese që po kryheshin ndaj grupit të Denis Kasas, i dyshuar si i përfshirë në çështje droge.
Agjenti i SHISH nuk ka pranuar të japë shpjegime për qëndrimin e prokurorisë, ndërkohë që avokati kërkoi zbutje të masës së sigurisë me argumentin se prokuroria duhet të provojë që këto përgjime parandaluese janë dërguar nga Florian Bushi në adresë të Ilir