Duket se jo vetëm Shqipëria po përjeton një mot të ftothtë, por edhe në mbarë botën temperaturat kanë qenë të acarta.
Shumë vende të botës janë përfshirë nga i ftohti i ashpër i shoqëruar shpesh me pasoja dhe dëme. Por pritet që situatatë përkeqësohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të preken nga ajo që quhet “Stuhia monstër”.
Banorët e shteteve të ndryshme në SHBA po përjetojnë mot të egër dhe pritet që mot i tillë të jetë edhe në ditët në vijim.