Mascherano pranon fajin në gjyq

0
209

masJavier Mascherano e ka pranuar para gjykatësve sot fajin për evazion fiskal. Ylli argjentinas ka qenë i sinqertë duke thënë se ka mashtruar për fshehjen e 1.6 milion eurove. Mascherano foli 10 minuta duke i bërë edhe një kërkesë gjykatës. “E pranoj fajin tim për fshehjen e 1.6 milion eurove. Unë ndihem fajtor dhe e pranoj vendimin e gjykatës. Shpresoj që dënimi im me 1 vit burg të zëvendësohet me gjobë në para e cila kap shifrën e 21.600 mijë eurove”, deklaroi Mascherano. Mesfushori i Barcelonës duke folur për mediat është shprehur se ai është një person shumë i përgjegjshëm, i cili i ka respektuar gjithmonë miqtë dhe rregullat. Ai do të paguajë 850 mijë euro për të shlyer dënimin me 1 vit burg.

Sarri merr dënimin për konfliktin me Mançinin Nuk ka super dënim për Sarrin. Gjykata Sportive në Italie ka dënuar me 2 ndeshje dhe 20 mijë euro trajnerin e Napolit për ofendimin që i bëri trajnerit Mancini. Ndërkohë nuk ka shpëtuar as Mancini i cili është dënuar me 5 mijë euro për provokim të trajnerit të Interit në reagimin ndaj gjyqtarit të katërt pas golit të dytë. Sarri do ta shlyejë dënimin në vitin e ardhshëm në Kupën e Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency