Zgjedhjet në FMN/ Christine Lagarde kërkon mandatin e dytë

0
184

kristinaChristine Lagarde konfirmoi se e kërkon një mandat të dytë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Shefja e FMN-së e bëri pohimin gjatë një emisioni në një televizion francez, ku muajin e kaluar, asaj iu kërkua të dilte në gjyq për neglizhencë lidhur me pagesat e kompensimit të bëra biznesmenit Bernard Tapie.

Aprovimin për këto pagesa, Lagarde e kish dhënë në vitin 2008, koha kur ka qenë ministre e Financave në Francë.

Mandati i saj aktual në krye të FMN-së skadon më 5 korrik dhe procesi për gjetjen e pasardhësit u çel zyrtarisht të mërkurën.