Financimi i shërbimit shëndetësorë spitalorë nga skena e detyrueshme e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2016
Sejrie Baleta
Boxheti i financimit të spitaleve për vitin 2016 është i mbështetur nga neni i 100 të i Kushtetutës, dhe neni 5, të ligjit nr. 147/2015. Në bazë të këtijë ligji Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore, të ofruara prej tyre. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon : Buxhetin me zëra shpenzime për: paga dhe shpenzime të tjera lidhur me pagën e personelit, kontribute për sigurime shëndetësore e shoqërore të personelit, mallra e shërbime të tjera. Spitali është përgjegjës për zbatimin e buxhetit të kontraktuar, sipas zërave të përcaktuar në buxhet. Gjithashtu Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, do të mbulojë dhe shërbime spitalore për qytetarë që do tu ofrohen falas dhe që do të financohen prej tij. Është bërë një ndarje e listës së shërbimeve që do të ofrohen falas në spitalet universitare. Po ashtu është përcaktuar dhe lista e shërbimeve që do të ofrohen falas në spitalet në nivel qarku apo rajonalë. Lista e shërbimeve që do tu ofrohen falas pacientëve në spitalet në nivel bashkie dhe rrethi. Përfshihet në këtë skenë financimi dhe lista e shërbimeve që do të financohen nga buxheti për spitalet ditore. Dhe në fund në bazë të këtijë buxheti për financimin e spitaleve jepet dhe lista e spitaleve që kjo skenë nuk i përfshin për të mbuluar shpenzimet e qytetarëvë për marrjen e shërbimeve. Më poshte janë të gjitha lista që përmbajnë të dhëna në lidhje me përfitimet dhe mos përfitimet që kanë qytetarët nga financimi i spitaleve për sa i përket buxhetit të viti 2016.
LISTA E SHËRBIMEVE SPITALORE QË DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSORI.
SPITALET UNIVERSITARE
- Shërbimi i kardiologjisë
- a) Hemodinamika
- b) Reanimacioni i kardiologjisë
- Shërbimi i kardiokirurgjisë
- Shërbimi i kirurgjisë angiovaskulare
- Shërbimi i hematologjisë
- Shërbimi i gastrohepatologjisë
- Shërbimi i endokrinologjisë
- Shërbimi i nefrologjisë dhe hemodializës
- Shërbimi i anestezisë reanimacionit
- Shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme
- Shërbimi i mjekësisë interne
- Shërbimi i alergologjisë
- Shërbimi i reumatologjisë
- Shërbimi i dermatologjisë
- Shërbimi i traumatologjisë
- Shërbimi i ortopedisë
- Shërbimi i okulistikës
- Shërbimi i ORL-së
- Shërbimi i kirurgjisë maksilo-faciale
19.Shërbimi i kirurgjisë së përgjithshme
- Shërbimi i urgjencës kirurgjikale
- Shërbimi i kirurgjisë digjestive
- Shërbimi i urologjisë
- Shërbimi i djegie-plastikës
- Shërbimi i neurologjisë dhe neurofiziologjisë
- Shërbimi i neurokirurgjisë
- Shërbimi i onkologjisë+kirurgjia onkologjike
- a) Statistika onkologjike (regjistri i kancerit)
- b) Laboratori histopatologjik onkologjik
- c) Laboratori klinik-biokimik onkologjik
- Shërbimi i rrezatim-kobaltit
- Shërbimi infektiv
- Shërbimi i pediatrisë së përgjithshme
- a) Urgjenca pediatrike
- b) Fizioterapia pediatrike
- Shërbimi i pediatrisë së specialiteteve
- Shërbimi i pediatrisë infektive
- Shërbimi i kirurgjisë infatile
- Shërbimi i onkohematologjisë pediatrike
- Shërbimi i reanimacionit pediatrik
35.Shërbimi i laboratorëve (klinikë-biokimikë, mikrobiologjikë, imunologjikë,atomopatologjikë, gjenetikë mjekësore, laboratori i mjekësisë
nukleare)
- Shërbimi i imazherisë
- Shërbimi i fizioterapisë
- Shërbimi i statistikave
- Shërbimi i pneumologjisë
- Kirurgjisë torakale
- Shërbimi i ftiziatrisë
- Shërbimi i gjinekologjisë
- Shërbimi i obstetrikës
- Shërbimi i patologjisë së barrës
- Shërbimi i neonatologjisë
- Shërbimi i farmacisë
- Shërbimi i konsultave të specializuara ambulatore
- Shërbimi i toksikologjisë
- Shërbimi i koordinimit të urgjencave
- Shërbimi i psikiatrisë (QSUT)
- Kontrolli i infeksioneve spitalore
- Shërbimi për ekzaminimet e shtrenjta të referuara në zbatim të sistemit të referimit, shërbimi i ortopedisë (protezat) dhe nje pjesë e
shërbimit të urgjencës (SU Trauma).
- SPITALET NË NIVEL QARKU (SPITALET RAJONALE)
Spitalet publike të qarkut ofrojnë shërbimet:
- e urgjencës
- e mjekësisë sëpërgjithshme
- e kirurgjisë së përgjithshme, ortopedi-traumatologji, urologji, ORL, okulistikë angiologji, max-facial
- obstetrikë-gjinekologjisë
- neonatologji
- pediatrisë
- radiologjisë
- fizioterapisë
- anatomisë dhe histologjisë patologjike
- laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë
- anestezi-reanimacionit
- farmacia
- shërbimin e onkologjisë, kimioterapisë kujdesin paljativ
- kontrolli i infeksioneve spitalore
- shërbime psikosocial
- këshillimit ambulator, për tëgjitha specialitetet e mësipërme
- banka e gjakut.
III. SPITALET NË NIVEL BASHKIE (RRETHI)
Spitalet publike të përgjithshme në nivel bashkie ofrojnë shërbimet:
- e urgjencës
- e mjekësisë së përgjithshme
- e kirurgjisë sëpërgjithshme
- e pediatrisë dhe obstetrikë-gjinekologjisë, neonatologji
- e radiologjisë
- e laboratorëve kliniko-biokimike e të mikrobiologjisë
- e anestezi-reanimacionit
- e farmacisë
- shërbimin ambulator të specializuar
- banka e gjakut
- SPITALET DITORE
- Ndihmë e parëmjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve
*Trajtimi i kimioterapisë do të jetë në pesë spitale: Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë, SpitaliUniversitar “Shefqet Ndroqi”
LISTA E INSTITUCIONEVE QË NUK DO TË FINANCOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR
- Spitali psikiatrik Vlorë
- Spitali psikiatrik Elbasan
- Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe
- Shërbimi i psikiatrisë Shkodër
- Qendra Kombëtare e Riaftësimit,Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve
- Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit
- Qendra Kombëtare Biomjekësore