Mediu: Situata politike dikton nevojën e një konfederate të djathtë

MediuSituata aktuale në Shqipëri dikton  nevojën e krijimit të një konfederate të djathtë gjithëpërfshirëse.  Këtë zgjidhje ka dhenë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në mbeldhjen e Asamblesë Komëbtëre, për t’i bërë ballë keqevrisjes siç tha ai ne forumin partiak.

Kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka kërkuar themelimin e një konferderatë e cila do të mbledhë rreth vetës të gjitha forcat politike të së djathtës.  Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Mediu,  tha se situata aktuale në Shqipëri sjell nevojën e një krijimi të saj.

Mediu: Pa dashur ti jap një formë përfundimtare gjykimit mendoj se një Konfederatë e djathtë është jo vetëm e domosdoshme, por duhet të përfshijë partitë e djathta, të përmdjekurit politike, pronarët, biznesin, rininë.

Kryetari Repulikan Fatmir Mediu,  kërkoi nga Partia Demokratike  dhe forcat politike parlamentare, bashkëpunim për reformën zgjedhore, për të garantuar zgjedhje të lira.

Mediu: Të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, e dyta  përfaqësimin e partive në parlament bazuar në votën e qytetarëve, e treta mundësinë e zgjedhjes së deputetëve nga votuesit dhe jo nga emërimet nga drejtuesit politik. Historia ka treguar se kur kemi punuar sëbashku si opozitë për Kodin Zgjedhor kemi garantuar zgjedhje të lira dhe fitoren në zgjedhje.

Duke u ndalur të ligji  për pronat, Kryetari Republikan njoftoi ankimim në Gjykatën Kushtetuese  dhe në Komitetin e Ministrave të Bashkimit Europian.

Në Asamblene Kombëtare, anëtarët  Raepublikanë kanë ngritur  shqetësimin  e zbatimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike,  për zgjedhjet lokale që lidhen me emërimin e administratorëve.

Mediu: Situata politike dikton  nevojën e një konfederate të djathtë

Peqin, Shembja e urës, Angjeli: Kemi zgjidhje

Kërko