PD mbledh ekspertët për platformën e sektorëve kryesorë të ekonomisë

0
141

pd-diskutim-640x360Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar atë që nga selia blu e quajnë si një skemë e mirëfilltë korruptive mbi projektin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Përgjegjës për të, demokratët bëjnë kryeministrin e vendit, Edi Rama, që – sipas tyre, – do të pasurojë miqtë dhe klientelën e tij.

“Plani i Edi Ramës për rikonstruksionin e stadiumit ‘Qemal Stafa’ është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij. Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi, e ta trajtojë atë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Për Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij”, tha Ina Zhupa.

Me këtë rast, Partia Demokratike ka paralajmëruar sipërmarrësit e interesuar për pjesëmarrje në këtë projekt se, nuk e njohin atë dhe se me të ardhur në pushtet do ta anulojnë.

“Është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre, nëse hedhin parà në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike”, deklaroi Zhupa.

Më tej, PD bëri të ditur se mbetet në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, ku prioritet të ketë loja, sporti dhe spektatori, e jo klientela – siç thonë, – e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.