Shërbimi Kombëtarë i Punësimit/ Radhë të gjata në zyrat e punës, mungon shërbimi për qytatarët

0
164

 zyrat e punesNëse një personi i gjendet punë dhe ai refuzon të shkojë, ky i fundit nuk mund të pajiset me dokumentin që kërkon për të marr ndihmë ekonomike, shëndetësi falas apo shërbime të tjera.

Sejrie Baleta

Kaosi dhe rrëmuja ka  pushtuar zyrat e punës në kryeqytet.  Edhe pse krijimi i zyrave të punës u prezantua me shumë bujë si një nga prioritetet më madhore nga ministria e  Mirëqenies Sociale.  Por ky projek ka rezultuar shumë pak i suksesshëm. Shërbimi Kombëtarë i Punësimit më shumë është për tu hequr pak minuata nga jeta e qytetarëvë sasa për të zgjidhur një problem. Radhë të gjatë të qytetarëve të papunë paraqiten çdo ditë para këtyre zyrave. Ata ankohen për një shërbim jo korrekt për mungesë të theksuar të shërbimit dhe në të shumtën e rasteve nuk mbarojnë punë. U duhet të ngrihen që herët në mëngjes të zënë radhë dhe kur vjen moment për të mbaruar punë në lidhje me çështjen që kanë kthehen pa asnjë përgjigje. Në zyrat e punësimit të gjithë qytetarët kur ua përmend si shërbim janë tejet të inatosur dhe flasin tërë nervozizëm për ta. Në dy tre zyra që ne ishim të pranishëm sherri, rrëmuja , kaosi e radhë të gjata të bënin të ikje për të mos u kthyer më kurrë.

Shërbimi për qytatarët

Orari i pritjes së qytatarëve ishte nga ora 08: 00 deri në 15:00 për ditët nga e hëna në të enjte. Ndërsa të premten nga 08: 00 deri në 13: 45 . E shtuna dhe e djela ishin pushim . Ndërsa e afishuar në një fletë si informasin për qytetarët ishte vetëm : Punëkërkuesit të respektojnë afatet dhe të paraqiten në zyrat e punës në datën që u kanë përcaktuar punonjësit e këtijë shërbimi.

Mungonte informacioni për:

Punëkërkuesi duhet të paraqitet personalisht në Zyrën e Punës, dhe të jetë i gatshëm të paraqitet sa herë ti kërkohet një gjë e tillë.

Punëkërkuesi i papunë , përfitues i pagesës së papunësisë apo nga skenë të tjera të paraqiten në zyrën e punësimit çdo muja.

Punëkërkuesi i papunë, përfitues i ndihmës ekonomike apo punëkërkues të tjerë paraqiten në zyrën e punës çdo dy muaj.

Punëkërkuesi të paraqitet në Zyrën e Punësimit me këtë kartelë dhe një dokument identifikimi në datën e caktuar nga punonjësi i shërbimeve të punësimit.

Por qytetarët shprehen se hall i çon përpara tyre. Por shkaqet e gjithë kësajë rrëmuje përpara këtyre zyrave nuk janë qytatarët apo mosrespektimi i radhës por cështja është akoma më e thellë.

Skaku i kaosit dhe rrëmujës

Sipas qytatarëve dhe fakteve në këto zyra punësimi qëtetarët nuk kryesjnë vetëm shërbimin si mareja e Kartës së Punëkërkuesit . Në zyrat e punësimit merren edhe dokumente për asistencë sociale, dokumente për KEMP për qytetarët e kësaj kategorie dhe një sërë veprimtarishë të tjera.. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, e cila i shqetëson ata prej kohësh. Kjo mbingarkesë e zyrave të punës vjen pas shkarkimit të disa punonjësve të administratës vendore. Ndërsa punonjësit e njësive njoftojnë se nuk është faji i zyrës së punës, por i banorëve që janë shtuar kaq shumë, sepse sipas tyre më përpara nuk kanë qenë kaq shumë banorë që vinin të vulosnin dokumentet e punësimit, kush për arsye pune e kush për shtyrje libreze shëndetësore. Banorët mendojnë se faji është i Ministrisë së Mirëqenies dhe Punës për shkrirjen që ka realizuar, duke reduktuar kështu numrin e sporteleve përgjegjëse. Sipas tyre, më përpara ata e kanë pasur më të lehtë të kryenin veprimet proceduriale dhe mbaronin punë më shpejtë, kurse tani gjendja është kthyer në një makth ku qytetarët përveçse të papunë edhe të sëmurë, duhet të presin me orë të tëra për të caktuar një takim, më pas, pasi të kenë caktuar takimin, do t’ju duhet të presin sërish me orë të tëra në radhë për të marrë vulat që u duhen.

Papunësia

Njerëzit e papunësuar janë të shumtë, prandaj dhe radhët e pritjes janë të gjata. Por këto problem për sa i përket radhëve në qendrat e shërbimit të qytetarëve nuk ka vetëm tek zyrat e punësuimt. Radhë ka kudo. Tek dritat, uji, pensionet, karta e shëndetit etj.. Numri i njerëzve që presin në zyrën e punësimit është i madh sepse papunësia është po aq e madhe. Ka persona që nuk kanë dëshirë që të punësohen. Por nëse një personi i gjendet punë dhe ai refuzon të shkojë, ky i fundit nuk mund të pajiset me dokumentin që kërkon për të marr ndihmë ekonomike, shëndetësi falas apo shërbime të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency