Një efektive e Policisë së Shtetit është përplasur nga një automjet gjatë kohës që ishte në detyrë në autostradën Tiranë-Durrës.
Efektivja me inicialet R.SH. është përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga shtetasi Ridvan Allmeta.
Si pasojë e përplasjes, efektivja e policisë ka pësuar disa fraktura. Ajo është shoqëruar mënjeherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë shoqëuar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Rdivan Allmeta.