“Gruaja me buzë të prera“

0
173

14Është një legjendë urbane në Japoni dhe Kinë që flet për një grua të quajtur Kuchisake-Onna, e njohur ndryshe si gruaja me buzë të prera. Disa thonë se ka qenë gruaja e një samurai. Një ditë, ajo tradhëtoi të shoqin me një djalë më të ri e të pashëm. Kur u kthye i shoqi, pasi zbuloi tradhëtinë e saj, u zemërua dhe u tërbua aq shumë, sa mori një shpatë dhe ia preu buzët nga njëri vesh në tjetrin. Disa thonë se gruaja ishte e mallkuar që te mos vdiste kurrë, dhe endet akoma nëpër botë që njerëzit të shohin shenjat në fytyrën e saj dhe t’u vijë keq për të. Disa të tjerë thonë se njerëzit kanë parë një vajzë të re shumë të bukur, që pyet “A jam e bukur?”. Menjëherë pasi merr përgjigje pozitive, ajo heq maskën kirurgjikale nga fytyra dhe u tregon shenjat e tmerrshme. Më pas ajo bën sërish të njëjtën pyetje dhe ai që nuk i përgjigjet  pozitivisht, përfundon i vdekur në duart e saj.