Theu urdhërin e mbrojtjes, 14 muaj burg se tentoi të përdhunojë ish-gruan

0
199

drejtesia-cekiciIshte në process divorci me bashkëshorten e tij. Por kushtet ekonomike e detyronin të qëndronin në të njëjtën çati. Problemet mes çiftit sa vinin e bëheshin më të mëdha. Ndërkohë që ai tenton ta përdhunojë, ajo e denoncon në polici.

Elez Llukovi nuk e kishte menduar asnjëherë se pas një martese disa vjeçare do të përfundonte në burg me akuzen “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur dhe do të dënohej me 14 muaj burg. Në këtë rast paditësja është bashkëshortja e tij.  E njëjta gjë është edhe për gruan e tij e cila  përjashto vitet e para të mërtesës, të cilat i ka cilësuar të bukura, vitet e tjera për të kanë qenë një ferr i vërtetë. Por si ka lindur sherri mes tyre dhe prej sa muajsh ata përballen në sallën e gjyqit për t’i dhënë fund martesës dhe përfundimisht ndarjes nga e njëjta banesë?.

Ngjarja

Tetorin e vitit të kaluar në policinë e kryeqytetit u regjistrua një padi familjare. Gruaja që denonconte nuk e kishte për herë të parë. Më herët ajo kishte akuzuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike. Jeta i ishte kthyer në ferr. Në këto kushte Gjykata kishte dalë me një vendim. Gruaja dhe burri i saj që në këtë rast është Elez Llukovi do të shkonin drejt divorcit. Deri në hapje të procesit gjyqësor, ata do të qëndronin në të njëjtën banesë. Kjo për shkak të kushteve jo të mirë ekonomike dhe se bashkëshorti kishte pranuar para gjykatës se nuk do të vinte dorë mbi gruan. Por nuk  ka ndodhur në të vërtetë kështu. Vjeshëtn e vitit të kaluar ai tenton të futet me forcë në dhomën e ish-bashkëshortes. Gruaja kundërshton me forcë. Por Elez Llukovi arrin të futet në dhomë dhe të përdorë forcën me qëllim kryerjen e marrdhënieve seksuale me ish-bashkëshorten e tij. Kjo skenë nuk është pranuar nga ish-gruaja e cila arrin të shpëtojë dhe të telefonojë policinë.

Hetimi dhe gjykimi

Pas arrestimit i pandehuri vendoset në masën e arrestit me burg, pavarësisht kërkesës në Gjykatën e Apelit për ta kundërshtuar atë.  Elez Llukovi u paraqit në gjykatë të paktën në 5 seanca gjyqësore. Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij, në dëshminë e dhënë, ia rëndoi pozicionin. Ajo i tha gjykatës se mes tyre kishte mbaruar gjithçka dhe se zgjidhja e martesës ishte bërë e pashmangshme.  Gjatë dëshmisë së saj ajo i tha gjyqtares Klorinda Çela se nuk kishte parë asnjë ditë të bardhë nga martesa por vetëm dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti. Nuk pranoi në asnjë mënyrë ta falte. Një tjetër masë rënduese ndaj të pandehurit ishte edhe thyerja e urdhërit mbrojtës. Jo vetëm në një rast, Elez Llukovi ka thyer vendimin e gjykatës që e urdhëronte atë të mos i afrohej vendit të qëndrimit të bashkëshortes. Llukovi u dënua me 14 muaj burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të rritur” mbetur në tentativ. Por ky dënim konvertohet vetëm me kohën e paraburgimit. Llukovi është arrestuar verën e kaluar dhe ka qëndruar në masën e arrestit me burg. Tashmë ai do të kthehet sërish pranë banesës ku qëndronte para se të kallëzohej penalisht nga gruaja. Ndërkohë policia është porositur që të mbajë nën vëzhgim Llukovin.