KVV/ Bashkë në tryezë, Rama: Depolitizim komisioneve, Basha: Fund korrupsionit zgjedhor

0
219

konferenca-reforma-zgjedhore-655x356Nis tryeza e Reformës Zgjedhore organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore në nivel të përfaqësuesve të partive politike

Kryetari i PS-se njëkohësisht Edi Rama u ndal tek domosdoshmëria e konsensusit si dhe depolitizimit të komisoneve zgjedhore.

Kryetari i PD-se u ndal tek korrupsioni zgjedhor si problemi më emergjent për tu zgjidhur.

Rama dhe Basha ranë dakord sa i takon çështjes së reklamave.

Rama: Konsensusi i domosdoshem

“Elementi i parë është nevoja për të kapërcyer traditën dhe për të depolitiuzar komisionet zgjedhore. Jemi sot në kohë për ta bërë këtë hap. Ky hap është kërkuar dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Nevojë të depolitizojmë komisionet zgjedhore. Nëse për të gjithë reformat e tjera konsensusi është i dëshirueshëm por jo i domosdoshëm për këtë është i domosdoshëm. Reforma zgjedhore duhet të garantojë palët.

 Mendoj se kërkon diskutim çështja e reklamave elektorale. Është pjesa më e shtrenjtë e fushatës zgjedhore dhe është pjesa më e errët në shumë aspekte. Besoj se duke u bazuar më shumë tek analiza jonë e përbashkët sesa tek shembujt, pasi shembujt janë më të ndryshmit, ka vende shumë demokratike që kanë të njëjtin sistem pra që i lejojnë reklamat elektorale pozitive apo negative pa limit, ka vende që i lejojnë në mënyrë të limituar në kohë, ka vende që i ndalojnë. Pra shembujt janë nga më të ndryshmit. Besoj se për ne është e nevojshme të bëhet një diskutim pasi nuk do të ishte në këndvështrimin tim e paudhë që ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësonim barrën e madhe financiare që ky zë ka për partitë që janë seriozisht në garë.Sigurisht që mund të ketë zgjidhje dhe të ndërmjetme, ne si PS nuk kemi ndonjë formulë të përcaktuar. Në këtë reformë jemi të interesuar që të trajtojmë sëbashku me palët e tjera problematikën në terësi pa imponuar asgjë. Por megjithatë diskutimi në këtë pikë do ja vlente. Doja të nënvizoja dhe domosdoshmërinë për të adresuar në mënyrë më të qartë edhe çështjen e korrupsionit zgjedhor, që krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme por mbetet shqetësim sidomos në zonat më të varfra dhe rastet kur prevalon një mendësi tradicionale e fisit apo klanit. 

Lulzim Basha:Fund korrupsionit zgjedhor 

Lidhja e krimit me politikën është problem më i madh dhe më unik i korrupsionit zgjedhor. Kjo tryezë dhe hapat që do të hedhin pas kësaj janë vendimtare nëse konfirmohet vullneti politik për të shkuar më tej se gërma e ligjit, për të pastruar listat e ardhshme nga persona të inkrimuar .

Jo vetëm çështja e reklamave, për të cilën bie dakord me kreun e PS-së por për cdo çështje financimi duhet të futet nën lupën e reformës zgjedhore. Të kriminalizojmë cdo donacion që vjen në mënyrë private për të blerë me 5 lekë tenderin e ardhshëm. Modele  ka s’kemi pse ti shpikim. Është emergjente të nisim me korrupsionin zgjedhor , të japim një zgjidhje radikale të qëndrueshme dhe afatgjatë

 

Mungon Nishani

Presidenti Bujar Nishani mungoi në këtë tryezë. Lajmi u konfirmua për Ora News nga zyra e shtypit e Presidencës

Tryeza është organizuar në kuadër të realizimit të  “një reforme jo në minutat e fundit por në kohën e duhur” për këtë kryetarja e KVV, Gerta Meta falenderoi kreun e LSI-së Ilir Metën për  apelet e tij të shpeshta për hartimin e kësaj reforme.
Tryeza ne nivel partiak

Ftesat u janë drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe institucioneve në vend, ndërsa duket se tre drejtuesit e partive kryesore politike, Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe Kreu i Shtetit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

Veç drejtuesve më të lartë të politikës shqiptare në panel do të jenë dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.

Më herët ishte hedhur ideja për një tryezë të tillë për reformën në drejtësi, por duket që refuzimi që i bëri kreu i Qeverisë Rama përpjekjeve të Presidentit Nishani për të ulur palët politike për gjetjen e një konsensusi bëri të pamundur zhvillimin e një takimi të tillë.