Pesë emigrantë humbën jetën sot nga mbytja e një anije në brigjet e Turqisë. Mediat raportojnë se anija u mbyt në përpjekje për të arritur në ishullin grek Farmakonisi.
Trupat e emigrantëve u gjetën nga peshkatarët e rrethit të Didim në provincën Aydin, të cilët më pas alarmuan edhe Rojet Bregdetare.
Ndërhyrja e Rojeve Bregdetare bëri të mundur shpërimin edhe të 16 personave të tjerë që ishin në varkë.