Murray triumfon ndaj Tomiç

0
264

download (3)Andy Murray vazhdon tutje në Australian Open, pas fitores ndaj Bernard Tomiq. Tenisti skocez triumfoi më lehtë sesa që pritej përballë australianit Tomiç, të cilin e mposhti në tre sete, 6-4, 6-4, 7-6.  Murrayt iu deshën vetëm dy orë e 30 minuta për ta mposhtur Tomiçin dhe në çerekfinale do të takohet me spanjollin David Ferrer, i cili kaloi lehtësisht amerikanin John Isner, po ashtu në tre sete, 6-4, 6-4, 7-5. Befasia e ditës ishte eliminimi i Stanislas Ëaërinkas, i cili u dorëzua para Milosh Raoniq, pas një beteje maratonike që u vendos në pesë sete. 6-4, 6-3, 5-7, 4-6 dhe 6-3, ishte rezultati përfundimtar në favor të kanadezit. Në kategorinë e femrave bjellorusja Viktoria Azarenka, kaloi në çerekfinale të Australian Open, pasi mposhti lehtësisht, 2-0 me sete Barbora Strycovan, me rezultatin 6-2, 6-4.