PD, Tabaku: 17 milionë euro janë vjedhur në dogana

0
184

joridaNga doganat janë vjedhur 17 milionë euro, deklaron Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.

Referuar një raporti të “Crown Agents”, sipas të cilës në Shqipëri po gëlon kontrabanda e cigares dhe naftës, Tabaku tha se persona që largohen për bujë mediatike nga vendet e punës, rikthehen prapë pas dyjavësh.

“17 mln euro të vjedhura nga doganat. Vete auditi është shprehur i shqetësuar për niveline lartë të mosrealizimit. Meqë duan të krahasohen me veten: janar-nëntor 2015 rezulton 7.4 mld lekë më pak se janar nëntor 2014. 74 mln euro, të mos flasimn se sa taksa janë rritur. Raporti i “Crown Agents” thotë që kotrabanda e cigares dhe naftës po gëlon në vend. Çdo kushe di që as aksionet blic për bujë mediatike, për largim nga puna e rikthime pas dy javësh të të njëjtët njerëz, nuk e fshehin faktin se kryedoganieri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjegjës për vjedhjen në dogana”, tha Tabaku.