Pritet të bjerë sërish çmimi i naftës, Kina ul prodhimin

0
206

pus-nafte-640x356Çmimi i naftës dhe nënprodukteve të saj në botë pritet të jetë i ulët në të ardhmen e afërt, edhe pse çmimi kohët e fundit është rritur me 30 dollarë amerianë për fuçi.

Këtë të paktën parashikojnë analistët, teksa cmimi i naftës bruto shënoi një rritje të lehtë në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballen me një mot të egër, stuhi bore dhe temperatura tejet të ulëta, ndërsa Evropa ka rritur shpresat për më shumë masa stimuluese për ekonominë.

Të hënën tregu i Teksasit që shërben si pikë referimi për çmimet e naftës lajmëroi se për muajin mars åmimi do të bjerë me 1.85 dollare, ose 30.64 dollar për fuçi, ndërkohë që në tregun e shkëmbimit në Londër cmimi bruto do të bjerë me 1.68 dollare, ose 30.5 dollarë për fuçi. Megjithatë, çmimi i naftës globale ka rënë me më shumë se një të katërtën që nga fillimi i këtij viti.

Irani njoftoi javën e kaluar se do të rrisë prodhimin e karburanteve pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë perëndimore i hoqën sanksionet ndaj Teherenait. Si reagim ndaj këtij lajmi, nafta bruto shkoi nën 28 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga viti 2003.

Sipas analistëve, çmimet aktuale janë një tregues i asaj që do të shihet në një periudhë afatgjatë.

Edhe pse Lindja e Mesme po rrit nivelet e saj të prodhimit, China National Offshore Oil Corporation, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Kinë, thotë se do të ulë prodhimin e naftës dhe gazit nga 10 deri në 25 milionë fuçi këtë vit, me argumentin e reduktimit të kosos. Është hera e parë që nga viti 1999 që kompania lider kineze e naftës ka njoftuar një reduktim të tillë.