Mbyllet çështja Fullani. Prokuroria nuk bënë recurs në Gjykatën e Lartë. Tashmë ish-Guvernatori i Bankës është përfundiomisht i pafajshëm, pas vendimit dhënë nga Gjykata e Apelit në muajin dhjetor 2015
Alma Çuka
Ashtu sikundër ishte parashikuar, prokuroria nuk bëri recurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të pafajsisë dhënë nga Gjykata e Apelit për Ardian Fullanin. Tashmë Ish-Guvernatori i bankës i ka “larë hesapet” e tij me drejtësinë. Ai është i pafajshëm dhe pas vendimit të apelit i lind e drejta e marrjes së një dëmshpërblimi për kohën e qëndrimit në burg. Madje Fullani mund t’i drejtohet gjykatës edhe për marrjen e një dëmshpërblimi moral. Tashmë vendimi idhënë nga apeli ka marrë formë të prerë. Pritej të kalonte një muaj nga shpallja e tij në shkallën e dytë, që Fullani të ishte tërësisht i sigurtë për “fitoren” e tij përballë drejtësisë. Një malë me akuza të referuara në emrin e tij në shtator të vitit 2014, tani janë shumëzuar me zero. Ishte prokuroria ajo që rënditi me radhë shkeljet e ish-Guvernatorit, menjëherë pas referimit të çështjes penale që kishte të bënte edhe me grabitjen e 713 milion lekëve nga arka e thesarit në Linzë. Pavarësisht se Fullani kishte shpjeguar në prokurori me detaje specifikën e punës së tij si Guvernator dhe rolin e Këshillit Mbikëqyrës, përsëri akuza këmbënguli se ai ishte fajtor për pasojat që ierdhën thesarit të shtetit pas grabitjes së shumës së madhe të parave nga Ardian Bitraj i dënuar me 25 vite burg. Bashkë me Bitrajn në burg është edhe Mimoza Bruzia një nga specialistet e arkës stok në Linzë. Gjatë gjithë kohës Ardian Bitraj pati deklaruar se paratë i mori i vetëm nga thesari.
Gjykimi
Ardian Fullani pas një procesi të gjatë gjyqësor në shkallën e parë mori pafajësinë. Ishte gjyqtari Artan Gjermeni ai që deklaroi të pafajshëm Fullanin, duke argumentuar se nuk ishte përgjegjësi e tij ruajtja e thesarit, por vetëm zbatimi irregullores. Po sipas shkallës së parë edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë pasur të njëjtën përgjegjësi si Guvernatori përsa i përket zbatimit të rregullores në arkën e thesarit.
Pafajsi edhe për hotel Dajtin
Nga ana e organit të akuzës u pretendua se të gjitha veprimet e kryera nga ana e Bankës së Shqipërisë në kuadër të prokurimit të drejtëpërdrejtë për blerjen e ish Hotel Dajtit kanë qenë fiktive dhe të parregullta dhe si pasojë e këtyre veprimeve i është shkaktuar dëm ekonomik shtetit në masën 30.000.000 euro. Gjykata ka konstatuar se në gjykim, në lidhje me këtë pretendim, ashtu siç është parashtruar nga organi i akuzës kjo pasuri është nxjerrë për shitje me vendimin Nr. 345, dt. 12.05.2010 të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit kjo pasuri do t’i shitej Bankës së Shqipërisë kundrejt shumës 30.000.000 euro. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, më datë 16.06.2010 ka miratuar vendimin nr. 40 për blerjen e kësaj pasurie në vlerën në të cilën ajo ishte nxjerrë për shitje. Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të bëhej procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen e ish Hotel “Dajti” dhe janë ndjekur të gjitha fazat e prokurimit përfshirë dhe negocimi i çmimit. Vlerësimi është kryer nga “ekspertë” dhe nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertës nuk është kundërshtuar ky vlerësim. Gjykata vëren se, edhe në veprimet e kryera nga i pandehuri në rastin konkret ne funksion të blerjes së ish Hotel Dajtit, mungojnë elementët e figurës së veprës penale për të cilën ai është akuzuar, pasi nuk konstatohet paligjshmëri. Në mënyrë që të ndodhemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës duhet të ekzistojë lidhja shkakësore e drejtëpërdrejtë mes veprimit apo mosveprimit të të pandehurit dhe ardhjes së pasojës kriminale, pra nxjerrjes së një përfitimi material ose jomaterial për vetë të pandehurin ose për dikë tjetër ose dëmtimi i interesave të shtetit siç edhe pretendohet në rastin konkret. Nga veprimet ose mosveprimet e subjektit të posaçëm/funksionarit publik duhet të vijë pasoja e parashikuar nga ligji konkretisht sigurimi i përfitimeve materiale ose jomateriale për vete apo persona të tjerë ose dëmtimi i interesave të ligjshme të shtetit apo shtetasve, pra të vërtetohet pasoja kriminale, si element i domosdoshëm i anës objektive të veprës penale. Vetë mënyra e ndërtimit të dispozitës ligjore të shpërdorimit të detyrës kërkon që për të ardhur një pasojë e dëmshme nga veprimtaria e një subjekti te kesaj vepre penale, duhet të ekzistojë pasoja e drejtpërdrejtë e veprimeve, apo akteve të ndryshme me fuqi ligjore në ushtrimin e funksionit.”. Në rastin konkret, organi i akuzes ka gabuar në kuptimin dhe zbatimin e kësaj dispozite ligjore, kur arsyeton në kundërshtim me provat dhe vlerësimet e tyre ligjore lidhur me dëmtimin e interesit te ligjshem te që i është shkaktuar shtetit si rrjedhojë e vendimarrjes se Keshillit Mbikqyres se Bankes se Shqiperise kryesuar nga i pandehuri.