VATIKAN/ OBSH: Depresioni ka prekur 350 milionë persona në të gjithë botën

0
180

 

images (1)Depresioni është sëmundja më e përhapur në planet dhe numri i të prekurve arrin në 350 milionë, thënë ndryshe më shumë nga popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (321 milionë) apo e Brazilit dhe e Meksikës bashkë (226 dhe 127 milionë), njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.”Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i këtij depresioni”, u tha në konferencën me temë “Depression, State of the Art 2016″, që u organizua në Vatikan. Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur ”depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor. Mjekët psikiatër, të pranishëm në konferencë, nënvizuan se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronikë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency