Merkato/ Partizani firmos me Torassa, Kukësi rrëmben Morinën

0
218

partizani-trTë kuqtë kanë bërë një përforcim në pozicionin e sulmit duke marrë sulmuesin argjentinas Agustin Torassa
Verilindorët kanë bërë një goditje mjaft cilësore duke nënshkruar me Mario Morinën

Janë ditët e fundit të merkatos dhe kulbet shqipëtare po luajnë kartat e tyre të fundit para se gjithçka të ketë mbaruar. Partizani, sikurse kishte premtuar, bën goditjen e madhe të merkatos së janarit. Klubi i kuq zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin argjentinas Agustin Torassa, që do të jetë pjesë e skuadrës deri në përfundim të sezonit, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Prezantimi i 27-vjecarit u bë nga drejtori i përgjithshëm Dritan Dervishi në ambientet e klubit të kuq. Argjentinasi do të mbajë veshur fanellën me numër 27, aq sa janë edhe vitet e jetës së tij. Agustin Torassa është formuar si futbollist në akademinë e All Boys, skuadër me të cilët ka shënuan 10 gola në 126 ndeshje në kampionat nga viti 2007, ndërsa në periudha të ndryshme është huazuar në Argjentinë te Chacharita Jumiors dhe El Tigre, por pa lënë shuëm gjurmë. Hjatë sezonit 2008-2009 është huazuar për 6 muaj te Salsburgu në Austri ku nuk u aktivizua në asnjë ndeshje. Në vitin 2014 kartoi i tij u ble nga Huracan, skuadër me të cilën është aktivizuar në vetëm 14 ndeshje, duke shënuar 3 gola. Në kampin e kuq kanë pritshmëri të larta për cilësitë e Torassas, që është vënë menjëherë nën urdhrat e Agostinellit. Pas një starti mjaft të mirë të sezonit, Partizani ka shfaqur probleme në fazën sulmuese, pasi rënies së rendimentit të Xhevahir Sukajt. Me afrimin e Torassas që rrit menjëherë konkurrencën drejtuesit e Partizanit besojnë se golat do të vijnë në vazhdimësi.
Kukësi firmos me Morinën
Kukësi kryen një tjetër goditje në këtë periudhë merkatoje, duke i shtuar sulmit një futbollist cilësor. Me nënkampionët e vendit është afruar sulmuesi nga kryeqyteti Mario Morina, që ka nënshkruar kontratë 6 mujore me të drejtë rinovimi për një tjetër sezon. Në këtë mënyrë tratativa, e cila ka zgjatur disa ditë është mbyllur me shtrëngim duarsh, teksa trajneri Klodian Duro do të ketë një sulmues më shumë në skuadër dhe një element që bën diferencën, ndërsa Mario Morina skuadrën për të shpërthyer pas një periudhe jo të mirë tek Flamurtari. Që nga fillimi i janarit, Morina ishte një futbollist i lirë, ndërkohë që emri i tij u lakua shumë pasi u përfol një rikthim tek Tirana, një kalim tek Partizani, si dhe u pa si një dëshirë e Vllaznisë. Pa harruar që bisedimet me Kukësin kishin nisur prej kohësh. Pas Izair Eminit, nënkampionët bëjnë një tjetër goditje, teksa burime pranë klubit bëjnë të ditur se dëshirë e trajnerit dhe stafit drejtues ishte edhe sulmuesi serb Stefan Racic, për të cilin Partizani vendosi veton duke mbajtur futbollistin në organikë. Për të kompletuar repartin e sulmit, drejtuesit e klubit janë në pritje edhe të sulmuesit Mateus Lima, i cili vijon të jetë në Brazil për të qëndruar pranë mamasë së sëmurë.