Mima: Rama po dorëzon shërbimet shtetërore tek mafia

0
190

opozitaOpozita riktheu vëmendjen tek koncesionet e qeverisë në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. Deputeti Florion Mima akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po dorëzon shtetin tek mafia.
Mima u ndal fillimisht tek koncesioni i TVSH-së, që qeveria e quan Partneritet Publik Privat. Ai tha se ngritja e platformës së re mund të bëhet fare lehtë nga shteti pa qenë nevoja që t’i jepet privatit me koncesion.

Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Rama si të kapur nga mafia dhe se po i dorëzon asaj shërbimet shtetërore një nga një.

“Në majë të piramidës koncesionuese qëndron kryeministri i vendit. Strategjia e tij ka qenë e qartë që në fillim. Kryeministri është dorëzues në dorë të mafias që e ka vendosur aty. Nuk duhet të habitemi që në ditët në vijim të dorëzojë tek mafia edhe shërbimin diplomatik, burgjet etj etj”, deklaroi Mima.

Mima deklaroi se dëmi që i shkaktohet buxhetit të shtetit nga këto koncesione kap shifrën e 700 mln eurove.

Ndërkohë, deputeti tjetër i PD, Flamur Noka, bëri një dallim, sipas tij, mes koncesioneve të lëshuara nga qeveria e mëparshme dhe kjo aktuale.

“Koncesionet në kohën e Berishës jepeshin me të drejtën për të investuar, punuar dhe më pas për të fituar. Koncesionet sot konceptohen si e drejtë për të fituar pa punuar dhe për të vjedhur pa punuar”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency