Ndocaj përballë Ramës për kryetar PS-je…

0
298

ndocaj-ramaDeputeti i qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj, i njohur edhe si deputeti “Kaubojsi” do të kandidojë për kryetar të PS, përballë kreut aktual të partisë më të madhe të majtë në vend, Edi Rama.

Këshilltari i deputetit, Alban Daci i kontaktuar nga Ora News tha se “As e konfirmoj dhe as e mohoj këtë lajm.”

“Sëshpejti- tha Alban Daci- do te kemi edhe një qendrim zyrtar për kete lajm”

Deputeti Ndocaj do të garojë përballë Edi Ramës në Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 19 mars 2016.

Eduard Ndocaj u betua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në 29 tetor 2015.

Ndocaj, mori mandatin e socialistit Arben Ndoka.