Virusi Zika/ OBSH: Po merr përmasa alarmante

0
256

femiu-i-prekur-me-virusin-zikaOrganizata Botërore e Shëndetësisë ngriti një grup emergjence për të trajtuar virusin Zika, pas përhapjes masive të tij.

Virusi Zika i cili prek trurin e fëmijeve duke e reduktuar atë, është cilësuar shkaktar i lindjes së mijërave fëmijëve në Brazil.

Dr Margaret Chan, drejtori i kësaj Organizate thotë se Zika “nga një kërcënim mesatar po merr përmasa alarmante”

Ky grup do të takohet të hënën për të vendosur nëse virusi Zika duhet trajtuar si një emergjencë globale.

Hera e fundit kur u deklaruar emergjecë ndërkombëtare ishte shpërthimi I Ebolas në Afrikën Perëndimore e cila shkaktoi vdekjen e më shumë se 11 mijë personave