Më keqtrajtuan. Kam qenë i detyruar të pranoja gjithçka. Nuk kam lidhje me vrasjen e Agron Çelës, vendosjen e tritolit në banesën e Ardian Kollozit dhe ndërtimin e shitjen e minës me celular Marjon Mitros, e cila u vendos poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Gjykimi me dyer të mbyllura
Alma Çuka
Juljan Sinanaj ka qenë pothuaj i pranishëm në të 48 seancat gjyqësore të mbajtuara në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Akuzohet për dhjetëra krime të kryera kundrejt pagesës. Për të pasur sa më shumë lehtësira, pas arrestimit, ai pranoi të bashkëpunoi me drejtësinë. Por kur ka kaluar më tepër një vit nga arrestimi i tij dhe nxjerrja e bashkëpunëtorëve në disa krime, Juljan Sinanaj “tërhiqet” për një pjesë të krimeve. Në seancën e djeshme gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Sinanaj kundërshtoi akuzën duke mohuar tri vepra penale. Statusi i të penduarit, nuk e ndaloi Sinanaj t’i kundërvihet akuzës. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije përe gazetën “Standard” se Sinanaj nuk është përmbajtur në disa momente.Ai i ka kujtuar prokurorisë së statusi i të penduarit jo domosdoshmërisht mund ta vesh atë me të gjitha veprat e mundshme penale, pra t’i ngarkojë të gjitha ngjarjet për të cilat ai është shprehur se ka qenë i detyruar të pranojë. “Unë nuk kam lidhje me vrasjen e shtetasit Agron Çela. Nuk kam vendosur eksplozivin në derën e banesës së deputetit të djathtë Ardian Kollozi dhe nuk kam prodhuar e shitur minë me celular shtetasit Marjon Mitro, e cila më pas u gjet poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Sinanaj i ka thënë trupit gjykues se nuk mund të mbajë përgjegjësi për ato që nuk i ka bërë. “Unë u detyrova të pranoja pas keqtrajtimeve të mëdha të policisë. Jam dhunuar nga efektivët pas arrestimit. Më është thënë të pranojë gjithçka që shkruhej në letër dhe çdo ngjarje që lidhej me Vlorën dhe me minat me telekomand”, tha i penduari i drejtësisë para trupit gjykues. Është dashur kjo dëshmi e tij që avokatët mbrojtës të të pandehurve të tjerë pjesë e bandës së tritolit, të kërkojnë shfaqjen e pamjeve filmike ku Juljan Sinanaj merrej në pyetje nga policia. Po kështu janë kërkuar të shihen edh emomentet kur Sinanaj ka firmosur procesverbalet, për të cilat thotë se ka qenë i detyruar. Njëtjetër kërkesë është edhe ajo e mosmarrjes parasysh të deklarimeve të Sinanaj dhënë në fazën e hetimeve paraprake. Kërkesat e avokatëve nuk u pranuan nga trupi gjkykues. Ndërkohë që u administria vetëm deklarimi i Sinanajt, ku mohon kryerjen e tri veprave penale. Sinanaj ka pranuar vrasjen e Sokol Veizit, vrasjen e mbetur ne tentativë të biznesmenit Pirro Bare me porosi të të pandehurit Ilir Karçini si dhevrasjen e mbetur në tentativë të Julian Metushit në Vlorë, të gjitha këto në kuadër të grupit të strukturutr kriminal dhe kundrejt pagesave të ndryshme. Julian Sinanaj me cilësinë e të penduarit së bashku me Ndriçim Gjokonën po gjykohet prej disa muajsh pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ku bashkë të pandehur janë edhe dy kushërinjët Genis dhe Andon Mëhilli, Marjon Mitro, Albin Rexhaj e biznesmeni Ilir Karçin Në përfundim të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit te strukturuar kriminal. Në total, këtyre personave, Prokuroria për Krime të Rënda u atribuon 38 akuza.
Akuzat për Julian Sinanaj
Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Julian Sinanaj, 31 vjeç akuzohet për 15 vepra penale. Konkretisht për “Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Erjon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenï 278/2; ”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndricim Gjokona, dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal; ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 K.Penal ; “Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj, që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private, si dhe kanë synuar vrasjen e ish-Drejtorit Përgjithshëm të ALUIZNI-t, z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara , neni 230 gërma “a” dhe ”m” te K.Penal; ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, neni 278/1 i K.Penal; ”Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron ÇELA, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj) parashikuar si krim nga neni 78/2 i K.Penal; ”Mbajtje pa leje në ambiente publike të armëve luftarake”, neni 278/4 i K.Penal; “Vepra me qellim terroriste” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish- prefekt i Qarkut të Vlorës, neni 230-22 -25 gërma “a” të K.Penal; ”Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse”, konkretisht të lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/3; ”Prodhim dhe mbajtjes pa leje ne ambjente publike të armëve e municionit luftarak” që i janë sekuestruar gjatë kontrollit personal në momentin e arrestimit shtetasit Julian Sinanaj, armë që janë blerë tek Albin MEXHA, parashikuar nga neni neni 278/4 i K.Penal; “Sigurim i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis Mëhillaj, Ndricim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir KARCINI, vepra penale të parashikuara si krim nga nenet 80 e 25 e 28/4 te K.Penal; “Prodhim dhe mbajtje pa leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak lëndëve plasëse”, neni 278/5 i K.Penal; “Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal”, neni 333 ”a” i K.Penal dhe; “Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 e 334 K.Penal.