Një burrë në Kurbin është ndaluar nga policia i akuzuar për dhunë ndaj babait. Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 41- vjeçarit Vladimir Mjeshtri, banues në Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij M.Mjeshtri 78 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Noa.al mëson se shkak për dhunën janë bërë debatet e vazhdueshme mes dy familjarëve, pasi i moshuari kërkonte që t’i dëgjohej fjala, gjë që ka bërë që i biri të ngrejë dorë mbi të. Ditën e djeshme 78- vjeçari është paraqitur në polici, ku ka akuzuar të birin se e rreh. Në këto kushte Vladimir Mjeshtri u arrestua i akuzuar për “Dhunë në familje”.