Formacioni historik i Kampionatit Evropian

0
314

 

Wilfried_Van_Moer_(2) dinozoffKampionati Evropian ka qenë gjithmonë një kompeticion që ka sjellë emocione. Kjo, pasi ështëvetëm një ndeshje futbolli. Historia e vjetër e kontinentit i bën dhe më të zjarrta përballjet. Përballë vihen skuadra që përveçfutbollit kanë edhe arsye të tjera për të mundur njëra-tjetrën. Këtu mund tëpërmendim, përshembull, sfidat midis Italisë dhe Austrisë apo të zjarrta janëedhe përballjet midis Portugalisë dhe Spanjës. Edhe Ballkani ka vatrën e zjarrtë, ku mund tëpërmendim ndeshjen midis Kroacisë dhe Serbisë apo edhe përballja midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por kompeticioni gjithmonë ka nxjerrë edhe yjet e tij.Ata që kanë arritur me golat dhe me lojën e tyre të mahnitin njëkontinent të tërë, por jo vetëm atë. Kështu, “goal.com” ka bërë edhe një formacion me 11 lojtarët legjendarë që formojnë skuadrën e ëndrrave për këtë kompeticon. Në portëështë italiani legjendar Xof,i cili ka bërë një histori të madhe që po përsëritet në të njëjtën mënyrë nga Xhixhi Bufon. Nëmbrojtje nuk mungojnë gjermanët, ku dallon Bekenbauer,ndërsa nëmesfushëdallohet Zinedin Zidan qëështë edhe më i riu i kësaj liste. Në fazën e sulmit janë edhe legjendat si Platini apo dhe Van Basten. Goli i lojtarit tulipan i shënuar në finale ështëedhe një ndër më të bukurit e këtij kompeticioni.

 

 

Dino Xof (Itali – 1968, 1980)

Pozicioni: Portier

 

Ish-portieri legjendar i Juventusit u bë i njohur si kapiten i Italisë kampione e botës në moshën 40-vjeçare, por edhe pjesëmarrja në Kampionatin Evropian ka qenë për të mos u harruar. Në shtatë ndeshje midis dy evropianëve (1968-1980), tri prej të cilave shkuan në shtesë, ai pësoi vetëm dy gola. Gjithashtu, Xofi ishte heroi i “axurrëve” në gjysmëfinalen ndaj Bashkimit Sovjetik dhe në finalen e përsëritur përballë Jugosllavisë në 1968-ën.

 

Matias Zamer (Gjermani – 1992, 1996)

Pozicioni:Mbrojtës

 

Futbollisti më i mirë i Kampionatit Evropian të vitit 1996 në Angli, Zamer luajti si mbrojtës i lirë dhe ishte një nga përfaqësuesit e fundit para se ky rol të zhdukej përfundimisht. Ish-heroi i Dortmundit ishte i pandalshëm në vërshimet e tij nga prapavija në drejtim të sulmit dhe gjithashtu realizoi dy herë në Euro ‘96 përfshirë golin që i dha kualifikimin Gjermanisë në çerekfinale kundër Kroacisë. Ai ishte një nga elementët më të rëndësishëm edhe në Evropianin e vitit 1992 në Suedi, ku gjermanët ishin finalistë.

 

Franc Bekenbauer (Gjermania Perëndimore – 1972, 1976)

Pozicioni:Mbrojtës

 

Fituesit e Kampionatit Evropian të vitit 1972 janë konsideruar nga shumë si një nga kombëtaret më të mira në historinë e evropianëve. Udhëheqësi i kësaj përfaqësueseje ishte, sigurisht, futbollisti më i madh në historinë e futbollit gjerman: Franc Bekenbauer. Ikona bavareze shkëlqeu në fitoren 3-0 kundër sovjetikëve në finalen e 72-shit. Katër vjet më pas, në turneun e fundit me fanellën e Gjermanisë, Bekenbauer e udhëhoqi kombëtaren drejt finales së humbur ndaj Çekosllovakisë.

 

Paolo Maldini (Itali – 1988, 1996, 2000)

Pozicioni: Mbrojtës

 

Mbrojtësi i majtë më i mirë i të gjitha kohërave luajti në tre evropianë dhe në të tre ishte pjesë e 11-shes më të mirë. Maldini debutoi në arenën ndërkombëtare me Italinë në moshën 19-vjeçare në fazën e grupeve të Euro 88-ës. Mbulimi i përsosur që i bëri futbollistit më të mirë të Spanjës, Mikel, në fitoren 1-0, la pak dyshime mbi faktin se nga ky djalosh priteshin gjëra të bukura. Italianët u eliminuan në gjysmëfinale nga Bashkimi Sovjetik, por Maldini nuk ia doli të ngrinte trofeun e Evropës as 12 vite më pas në finalen dramatike ndaj Francës që shënoi në minutën e katërt të shtesës në finale. Së bashku me Fabio Kanavaron, Alesandro Nestën dhe portierin Françesko Toldo, ata formonin një gardh të pakalueshëm për kundërshtarët.

 

Vilfred van Moer (Belgjikë – 1980)

Pozicioni: Mbrojtës

 

Për shumëkënd mund të duket emër i padëgjuar, por historia më romantike e Evropianit të vitit 1980 kishte në qendër një hero 35-vjeçar. Pas çerekfinales së fituar 1-0 ndaj Italisë në 1972-shin ku shënoi golin e fitores, mesfushori Van Moer theu këmbën. Karriera e tij në nivelet e larta u duk se mori fund, ndërkohë që ai iu nënshtrua seancave fizioterapeutike. Edhe pse kishte pesë vite që nuk luante me kombëtaren e Belgjikës, çuditërisht u thirr në skuadër nga trajneri Gai Tis për çerekfinalen ndaj Portugalisë. Van Moer shënoi dhe Belgjika vijoi deri në finale. Ai ishte ylli i turneut të Italisë duke fituar të gjitha dyluftimet në mesfushë dhe duke treguar energjinë dhe zellin e një lojtari dhjetë vjet më të ri. Van Moer e udhëhoqi Belgjikën në finale ku u mund 2-1 nga Gjermania Perëndimore.

 

Gynter Netzer (Gjermania Perëndimore – 1972)

Pozicioni: Mesfushor

 

Askush nuk e ka turpëruar i vetëm Anglinë në “Uembli”, si Gynter Netzer në çerekfinalen e Euro 1972-shit. Mesfushori i Borusia Mynshengladbahut ishte thjesht i pandalshëm dhe udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore drejt fitores 3-1. Organizatori, një nga pasuesit më të mirë që ka luajtur ndonjëherë, e vijoi formën e shkëlqyer edhe në gjysmëfinale e në finale dhe Bashkimi Sovjetik nuk bëri dot gjë duke pësuar humbje 3-0 në finalen e Brukselit. Për fat të keq, Netzer nuk shkëlqeu më në arenën ndërkombëtare, duke u eklipsuar dalëngadalë nga forma e mirë që po shfaqte Volfgang Overat, i cili i zuri vendin.

 

Zinedin Zidan (Francë – 1996, 2000, 2004)

Pozicioni: Mesfushor

 

Zidani dha shkëndijat e para të një ylli në turneun e parë ndërkombëtar në 1996-ën dhe e arriti kulmin katër vite më pas, kur Franca pasoi lavdinë e Kupës së Botës me suksesin në Evropian. Në fazën e grupeve “Zizu” u argëtua me mbrojtësit kundërshtarë, duke përsëritur vazhdimisht lëvizjen e tij të famshme të quajtur “Kthesa e Marsejës”, duke mos u ndalur as në fazën me eliminim ku realizoi supergolin e fitores me goditje dënimi ndaj Spanjës dhe penalltinë fituese kundër Portugalisë në gjysmëfinale. Ai u mbulua mirë në finale, por nuk u ndal as pas katër vitesh duke dhuruar momente të bukura me fanellën e Francës, përfshirë edhe një gol spektakolar në fazën e grupeve ndaj Anglisë.

 

Dragan Dzajiç (Jugosllavi – 1968, 1976)

Pozicioni: Sulmues

 

I cilësuar nga disa si mesfushori i majtë më i mirë në histori, Dzajiç ishte futbollisti më i mirë i Euro 1968-ës. Shënoi golin e fitores në gjysmëfinale me Anglinë e më pas shënoi edhe në finalen me Italinë. Edhe në ’76-ën ishte në formë të shkëlqyer, duke shfaqur aftësi mjeshtërore në driblim dhe me të majtën e tij shkatërruese nga goditjet e dënimit.

 

Mishel Platini (Francë – 1984)

Pozicioni: Sulmues

 

Asnjë lojtar nuk ka pasur (dhe me shumë mundësi nuk do të ketë) atë shpërthim që pati mesfushori-sulmues Mishel Platini në Euro 1984. Fantazisti i Juventusit realizoi nëntë gola, përfshirë dy tregolësha dhe ishte për Francën si Maradona për Argjentinën dy vite më pas. Duke luajtur para trekëndëshit Luis Fernandez-Zhan Tigana-Alen Zhires, Platini avanconte përpara duke bërë kërdinë në mbrojtjen kundërshtare. Ai shënoi në të 119-ën golin e fitores së Francës në gjysmëfinalen me Portugalinë dhe ishte autor i golit të parë me goditje dënimi në fitoren 2-0 ndaj Spanjës në finale. Thjesht pasuesi më i mirë në historinë e futbollit.

 

Gerd Myler (Gjermania perëndimore – 1972)

Pozicioni: Sulmues

 

Padyshim sulmuesi më i mirë i zonës i të gjitha kohërave, statistikat e Mylerit në të gjitha evenimentet janë të pabesueshme. Në Euro 1972 shënoi të dy golat në gjysmëfinalen e fituar 2-1 ndaj Belgjikës dhe ishte autor i dy golave në suksesin 3-0 në finalen përballë Bashkimit Sovjetik. Në fazën kualifikuese Myler realizoi gjashtë gola në po kaq ndeshje në grupin 8, ndërsa gjeti golin edhe në çerekfinalen e “Uemblit”. Absolutisht një makinë golash: 62 ndeshje, 68 gola në ndeshjet ndërkombëtare.

 

Marko Van Basten (Holandë – 1988, 1992)

Pozicioni: Sulmues

 

Simboli i skuadrës së mrekullueshme të trajnerit Rinus Mishel, fituese e Euro 1988-ës, ishte Marko van Basten, i cili e mbylli Evropianin si golashënuesi më i mirë me pesë gola. Tregolëshi i tij eliminoi Anglinë në grup, para se të realizonte në të 88-ën golin e fitores që eliminoi në çerekfinale Gjermaninë Perëndimore, vendin organizator dhe pretendentin kryesor për të fituar trofeun. Por ai do të mbetet në histori për golin e mrekullueshëm në fitoren 2-0 ndaj Bashkimit Sovjetik në finale, më të bukurin e të gjithë Evropianëve dhe një nga më të bukurit në historinë e futbollit. Katër vite më pas shijoi më pak sukses, pasi Holanda u eliminua në gjysmëfinale nga Danimarka që u shpall kampione, ndeshje në të cilën Van Basten goditi shtyllën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency