Kishte hapur një lokal me emrin “Zgara Korçare” në afërsi të Pazarit të Ri. Por lokali i tij duket se nuk është mirëpritur nga banorët e pallatit. Ndryshe nga dhjetëra lokale me të njëjtin emër në kryeqytet, ai i drejtuar nga Andi Prifti me profesion avokat, është ndëshkuar, jo vetëm nga banorët e lagjes, por edhe nga drejtësia. Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës Andi Prifti kishte vendosur oxhak për të larguar tymin që prodhohej nga pjekja e qofteve, por kjo nuk ka mjaftuar. Në sallën e gjyqit janë pyetur banorët e pallatit si dëshmitar dhe ata kanë shprehur shqetësimin se nuk mund të duronin dot erën e qofteve që piqej gjatë gjithë ditës. Pas marrjes së provave gjykata e ka deklaruar fajtor Andi Priftin dhe e ka dënuar me 3 muaj burg. Në fund të vendimit, ajo shprehet se kjo masë dënimi do të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. Ndërkohë theksojmë se është rasti i parë që një qytetarë dënohet në kryeqytete se ndot ambjetin si pasojë e pjekjes së qofteve. Kujtojmë se dhjetëra lokale të till ajanë hapur në çdo rrugë kryesore në Tiranë, ndërsa në gjykatë ndodhet vetëm një proces i tillë.