Në PS nuk do ketë garë për kryetar

0
142

niko-peleshi-everteta.al_Në Partinë Socialiste nuk do të ketë një garë për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Zv. Kryeministri Niko Peleshi në një intervistë për  mediat thotë se kongresi sipas statutit do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria. Vetëm nesë delegatët e forumit më të lartë drejtues të kësaj forcë do të votonin për ndërprerjen e mandatit të kryesocialistit Rama thotë Peleshi, atëherë do të niste procesi i zgjedhjeve sipas parimit “një antar, një vote” për kryetarin e ri të partisë, gjë që Peleshi nuk e sheh të pamundur të ndodh.

Një ditë pas deklaratës së Ben Blushit, se do të garojë në kongresin socialist si alternativë ndaj Ramës edhe si kryeministër, partia i mbyll atij përfundimisht derën e garës.

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë se në kongres do ketë vetëm rikonfirmim të kryetarit aktual Rama.

“Ky është një debat i sajuar, i inicuar nga njeriu i gabuar në momentin e gabuar. Ndoshta do të kishte vlerë nëse do të bëhej në kushtet kur PS do kishte humbur zgjedhjet.

Por ky debat është shterpë për aq kohë sa modeli organizativ i PS prej ditës kur Edi Rama ka marrë drejtimin është modeli fitues britanik i laburistëve, i cili ka sanksionuar qartë që kryetari i PS zgjidhet me parimin “një anëtar një votë” dhe Rama është zgjedhur kështu në 2009 dhe atëherë gara ka qenë e hapur dhe mund të kishte marrë pjesë kushdo.

Dhe sipas këtij modeli, kryetari i partsë kur fiton zgjedhjet është automatikisht kryeministër dhe mandati i tij automatikisht quhet i rinovuar deri në përballjen e radhës zgjedhore.

Ajo që do të ndodhë në kongres është diçka që e kemi thënë prej kohësh: kryetari i PS është në vijim legjitim të mandatit të konfirmuar me votë popullore në dy palë zgjedhje.

Ne e kemi të sanksionuar në statut se zgjedhjet e përgjithshme janë ato që konfirmojnë mandatin e kryetarit të partisë. Pra, mandati i Edi Ramës është konfirmuar më 2013 dhe deri në 2017, kur do mbahen zgjedhjet e radhës, ky debat është i sajuar”, ka deklaruar Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency