Shpresat barazojnë më të Kosovën

0
224

 

shpresatMes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka fitues. Ashtu si në miqësoren e Prishtinës edhe vëllazërorja e zhvilluar në Turqi mes Shpresave të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës përfundoi në barazim këtë herë me shifrat 1-1. Ishte përfaqësuesja e Kosovës ajo që kaloi e para në avantazh teksa në minutën 37, Enis Alaj e dërgoi topin në rrjetë. Në fraksionin e dytë skuadra e Redi Jupit e cila në këtë turne përbëhet nga lojtarë shumë të rinj në moshë arriti të reagonte duke barazuar shifrat me Federiko Zenunin në minutën e 61-të. Shqipërisë U-21 iu anulua edhe një gol në minutën e 82-të ndërkohë që në Antalia gjithcka u mbyll në barazim 1-1. Ky ishte barazimi i dytë për kombëtaren kuqezi në këtë turne pas atij ndaj Arabisë Saudite. Shqipëria U-21 numëron edhe 1 fitore dhe 1 humbje respektivisht ndaj Bahreinit dhe Azerbajxhanit. Momentalisht përfaqësuesja e drejtuar nga Redi Jupi është në kuotën e 5 pikëve ndërkohë që do ta mbyllë turneun Antalia Cup me sfidën ndaj Ukrainës që do të zhvillohet në datën 30 Janar.