Nëse po pyesni veten se si Catherine Zeta-Jones ja del të ketë një fytyrë kaq të mirë në moshën 46-vjeçare, ajo ka vendosur ta ndajë këtë sekret me të gjithë ju.
Ylli hollivudian ka zbuluar se për ta mbajtur fytyrën e saj sa më në formë, ajo përdor vajin e arganit.
Edhe pse ky produkt së fundmi është bërë tepër i përdorshëm në kuzhinë, 46-vjeçarja shprehet se si shumë femra edhe ajo preferon ta bëjë këtë produkt, pjesë të një regjimi të përditshëm të bukurisë.
Pak ditë më parë, 46-vjecarja tërhoqi të gjithë vëmendjen teksa ka kaluar në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Dad’s Army”, në Londër.