FIFA i heq 3 pikë Dinamos dhe Kastriotit për mosshlyerje të detyrimeve financiare

0
233

fifaPas Flamurtarit, FIFA i heq 3 pikë nga klasifikimi aktual edhe Dinamos e Kastriotit. Janë këto 2 skuadra të Kategorisë së Parë të cilat për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare ndaj futbollistëve të huaj janë dënuar nga organizmi më i lartë i futbollit botëror.
Penalizimi për blutë kryeqytetas erdhi pas ankesës së argjentinasit Lucas Malacarne, i cili ka qenë pjesë e tyre në vitet 2009-2011. Kjo është hera e dytë që Dinamo merr të njëjtin dënim për shkak të mosshlyerjeve financiare ndaj futbollistëve. Disa vite më parë, FIFA i hoqi 3 pikë për shkak të mospagimit të lojtarit Dario Bodrusiç.

Për të njëjtën arsye është dënuar edhe klubi i Kastriotit, i cili nuk i ka shlyer detyrimet financiare rumunit Dragoi.

Pas këtyre dënimeve, Dinamo zbret në vendin e 6 në Kategorinë e Parë B, ndërsa krutanët në vendin e 3 në Kategorinë A.