Goditet në Elbasan një rrjet prostitucioni, kapet tutorja, ndalohen tre femra të tjera

0
237

foto ilustruese prostitutaOperacioni nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme. Një 47 – vjeçare shfrytëzonte disa femra të tjera. Kishte ngritur një rrjet prostitucioni. Ndërkohë që u siguronte klinet të vazhdueshëm shoqeve të saj, duke ndarë në fund përfitimet

Alma Çuka

Një 47 –vjeçare nga Shtërmeni i Elbasanit kishte gjetur një formë  ndryshe për të sugurar jetesën. Prej kohësh ishte futur në një rrjet prostitucioni. Pasi e kishte ushtruar vet veprimtarinë në fushën e prostitucionit për një kohë të gjatë, Bajame  Monçi, kishte bindur edhe disa shoqe të saj nga i njëjti vend. Ajo për këtë arsye  kishte arritur të siguronte edhe një ambjent ku shoqet në të njëjtën moshë, apo edhe më të vogla se ajo, shkonin me meshkuj të ndryshëm përkundrejt një tarife të caktuar. Mësohet se çmimi nuk ka qenë i njëjtë për të gjitha femrat. Ky aktivitet i femrave në moshë në veprimtarinë e prostitucionit ka rënë në sy të personave të tjerë banorë të zonës, ku ushtrohej aktiviteti. Këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila më pas është vënë në kërkim të stofës së tyre dhe gjetjes së tutores. Operacioni u krye nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme.  Bajame Monçi u arrestua në flagrancë me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Aktivitetin e tyre këto gra e kanë ushtruar në qytetin e Cërrikut dhe të Elbasanit.

Aktiviteti i tyre

Specialistët  Kundër  Trafiqeve  të  Paligjshme,  në   sajë  të  një  hetimi  me  metoda  special  të  hetimit  goditën  një  rrjet  prostitucioni, ku   si  rezultat,  u  bë  arrestimi  në  flagrancë  i  shtetses: Bajame  Monci,   47   vjeçe ,    banuese    në  fshatin  Shtërmen     Elbasan. Kjo   shtetase,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë , pasi  gjatë  muajve  Tetor-Dhjetor  2015,  në  qytetin  e  Cërrikut  dhe  të  Elbasanit  ka  shfrytëzuar  për  prostitucion  me  klientë  të  ndryshëm  shtetset: A.O,  48  vjeç,  banuese  në  fshatin  Shtërmen Elbasan. A.M,  37  vjeç,  banuese  në  Cërrik. M.B,  43   vjeç,  banuese  në  Cërrik. Ndaj  këtyre  shtetaseve,  ka  nisur  proçedimi  penal  në  gjëndje  të  lirë. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Shfrytëzimi  i  prostitucionit”  dhe  “Prostitucioni  kryer  në  bashkëpunim”  parashikuar  nga nenet  114,  113,  dhe  25  të    Kodit Penal. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje gratë e shfrytëzuara kanë rrëfyer gjithë veprimtarinë. Ato janë shprehur se shkonin me meshkuj të moshave të mbi 40 vjeç dhe pagesa varionte nga 1 mijë deri në 5 mije lekë të reja. Paratë më pas ndaheshin mes grave, të cilat duket se e kishin ngritur se institucion më vete. Policia për të hetuar lidhu rme këtë grup ka punuar të paktën tre muaj. Bëhet me dije se në sallën operative pak kohë më parë kishte mbërritur një telefonatë e një qytetari, që shprehej i shqetësuar për një vatër prostitucioni, ku gra të moshës së madhe futeshin të shoqëruar me meshkuj të po kësaj kategorie. Jo vetëm kaq, por këto gra kishin dalë edhe hapur. Të gjitha të dhënat e qytetarëve që raportuan ën polic, i kanë treguar edhe gratë e arrestuara. Tre gratë që janë shfrytëzuar, mrat e të cilave nuk jepen për arsye etike ndiqen në gjendj etë lirë. Ndërsa tutorja e tyre, 47 -vjeçarja do të jetë përballë gjykatës ku do jap shpjegime për aktivitetin e saj kriminal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency